Deputeti i Vetëvendosjes: Janë mbledhur forca speciale rreth Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka shprehur shqetësimin e tij për forca të shumta speciale rreth Kuvendit të Kosovës, në prag të mbajtjes së seancës të thirrur nga Qeveria e Kosovës. “Rreth Kuvendit ka forca speciale. Duhet t’i pyesni ata se përse kanë ardhur forca special rreth kuvendit të Kosovës”, ka thënë Selimi në hollin […]
“Rreth Kuvendit ka forca speciale. Duhet t’i pyesni ata se përse kanë ardhur forca special rreth kuvendit të Kosovës”, ka thënë Selimi në hollin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.
Ndërsa, mosmbajtjen e seancës së thirrur nga Qeveria, e ka quajtur grabitje të seancës së opozitës, e cila ka thirrur seancë për të miratuar një rezolutë që do t’ia ndalonte Thaçit negocimin e territorit të Kosovës me Serbinë.
“Seanca e pushtetit e grabiti seancën e opozitës dje në ora 10:00. Sidoqoftë ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në atë që është e drejtë dhe e jona. Qe 24 orë opozitës po i mohohet seanca”, ka thënë Selimi.
Ndërkohë, seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë për ta votuar ekipin negociator të propozuar nga Qeveria e re, është shtyrë që nga dje, për shkak të mungesës së kuorimit. Ishte paraparë që të mbahej sot në ora 14:00, por tashmë ka një njoftim se kjo seancë është shtyrë për sot në orën 16:00. /Periskopi/













