De Biasi: E vështirë të punosh me shqiptarët, fluturojnë shpejt

De Biasi: E vështirë të punosh me shqiptarët, fluturojnë shpejt

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbetur pa ekip. Ai kishte shpresa se do të drejtonte ekipin kombëtar të Polonisë, por në fund marrëveshja nuk u arrit dhe italo-shqiptari mbeti pa skuadër. Italiani e përjetoi keq dhe vazhdon të flasë me keqardhje për atë eksperiencë. Këtë herë, në një intervistë për mediet polake foli […]

Italiani e përjetoi keq dhe vazhdon të flasë me keqardhje për atë eksperiencë. Këtë herë, në një intervistë për mediet polake foli në lidhje me mosmarrjen e stolit të Polonisë, por dhe për aventurën me Shqipërinë.

I pyetur nga gazetari polak, nëse aventura me Shqipërinë ishte momenti më i mirë në karrierën e tij, ai u përgjigj: “Modenën dhe Torinon i kam ngritur nga Seria B në Seria A, më pas i kam lanë ekipet. Kam qenë në vendin e 13 në elitën e futbollit italian. Më pas kam marrë Shqipërinë si një trajner i formuar dhe jam shokuar kur u binda se si fansat ishin të çmendur pas futbollit. Më kujtonte mua Napolin në Itali. Arritja e Euro 2016 krijoi një valë entuziasmi në të gjithë vendin, njerëzit u çmendën me prezantimin tonë.

“Të punosh me shqiptarët nuk është e lehtë, duhet të kesh humor të mirë, të flasësh gjatë me ta dhe të përkthesh. Ata janë euforikë pas fitoreve dhe duhet t’i kthesh me këmbë në tokë. Ecëm para me djemtë dhe dhuruam një paraqitje të mirë në Francë. Ne ishim duke kaluar grupin. Fitorja me Rumaninë u prit njësoj siç përjetohet fitimi i Kupës së Botës në vendet e tjera”, – u shpreh fillimisht De Biasi.

Tekniku italian u pyet dhe në lidhje me largimin nga detyra. “Në kualifikueset e Kupës së Botës na ra një grup shumë i vështirë. Ne nuk luajtëm futboll të keq. Në atë pikë, unë thashë se kam nevojë për sfida të reja, të ndryshoja mjedis dhe vendosëm me Federatën se ishte koha për t’u ndarë.

“Do të shkoja në Shqipëri për pushime, por nuk do të kisha kohë për të pushuar, pasi do të më duhej të jepja autografe dhe të bëja foto. Një kënaqësi e madhe për trajnerin dhe lojtarët, pasi ti e ndjen se i ke dhënë njerëzve lumturi”, – përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova