Brnabiq tregon se a do të mundet Thaçi ta vizitojë Luginën e Preshevës

Brnabiq tregon se a do të mundet Thaçi ta vizitojë Luginën e Preshevës

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se në qeverinë e Serbisë nuk ka ardhur asnjë paralajmërim për vizitën eventuale të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Preshevë, se dhe ai së pari duhet t’i drejtohet qeverisë serbe. “Nuk kemi asnjë paralajmërim. Së pari duhet t’i drejtohet qeverisë së Serbisë. Së pari do të shohim […]

“Nuk kemi asnjë paralajmërim. Së pari duhet t’i drejtohet qeverisë së Serbisë. Së pari do të shohim se çfarë do t’i thotë qeverisë së Serbisë, dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo ka shtuar se “Serbia është vend i cili mund të sigurojë çfarëdo vizitë sepse është stabile dhe ka sovranitet”.

Ajo ka vlerësuar se fjalimi i kryetarit serb Aleksandar Vuçiq në Mitrovicën e Veriut është “historik” sepse, siç pretendon “ka ofruar perspektivën e Serbisë së re, stabile e cila nuk ka pretendime të fitojë në luftëra por në ekonomi”.

Duke komentuar incidentet të cilat e kanë përcjellë vizitën e Vuçiqit në Kosovë, ajo pretendon se “edhe një herë është konfirmuar deklarata e saj e mëhershme se liderët momental të shqiptarëve të Kosovës janë të paparashikueshëm dhe se nuk i respektojnë marrëveshjet”.

“ Për fat të keq ata janë politikanë të luftës, nuk janë politikanë të paqes, por ne do të punojmë sipas porosive të paqes të cilat i ka dhënë presidenti ynë Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar Bërnabiq.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot