Alarmante: Mbi 10 mijë njerëz do të vdesin më 2018 nga kanceri

Alarmante: Mbi 10 mijë njerëz do të vdesin më 2018 nga kanceri

Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se barra globale e sëmundjes po rritet, përkundër parandalimit më të mirë dhe diagnozës së hershme. Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet të regjistrohen gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato do të rezultojnë me rreth 9.6 milionë vdekje, […]

Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se barra globale e sëmundjes po rritet, përkundër parandalimit më të mirë dhe diagnozës së hershme.

Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet të regjistrohen gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato do të rezultojnë me rreth 9.6 milionë vdekje, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

Shifra paraqet rritje nga 14.1 milionë rastet e reja me kancer dhe 8.2 milionë vdekjet e raportuara në vlerësimin e fundit të agjencisë, gjashtë vjet më parë.

Në raportin e fundit, Agjencia thotë se një fokus i shtuar në parandalimin – duke inkurajuar njerëzit që të ushtrojnë, të lënë duhanin dhe të hanë ushqime të shëndetshme – ka çuar në rënie të llojeve të caktuara të kancerit në disa grupe të popullsisë, por, megjithatë, thuhet në raport, numri i përgjithshëm i rasteve të reja po ec përpara përpjekjeve për të frenuar sëmundjen.

“Këto shifra të reja theksojnë se mbetet shumë për t’u bërë për të adresuar rritjen alarmante të kancerit në nivel global. Parandalimi ka një rol kyç për të luajtur”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin., Christopher Wild.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se pret që sëmundja e kancerit të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21./rel/

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve