Alarm për pilulat e dobësimit, janë vdekjeprurëse

Alarm për pilulat e dobësimit, janë vdekjeprurëse

Të ndihemi mirë tek shihemi në pasqyrë është një ndjenjë e përbashkët për të gjithë njerëzit. Por, për ta arritur këtë, shumë vetë tentojnë të përdorin edhe produkte medicinale tejet të rrezikshme për organizmin. Në Australi, autoritetet kompente kanë lëshuar apel për të lajmëruar popullsinë rreth një substance kimike e cila blihet on-line dhe shërben […]

Por, për ta arritur këtë, shumë vetë tentojnë të përdorin edhe produkte medicinale tejet të rrezikshme për organizmin.

Në Australi, autoritetet kompente kanë lëshuar apel për të lajmëruar popullsinë rreth një substance kimike e cila blihet on-line dhe shërben për të humbur peshë, në formën e pilulave në ngjyrë të verdhë.

E njohur si ‘2,4 dinitrophenol’, apo shkurt: Dnp, gjendet në disa barna, i cili reklamohet si shkrirës yndyrnash dhe ka shkaktuar sëmundje të rënda e në disa raste edhe vdekjen.

Në 2013-n një djalë anglez 18 vjeçar vdiq, si pasojë e përdorimit të disa pilulave që përmbanin Dnp.

Djali luante regbi, donte të humbiste peshë, por substanca i provokoi mbinxehje trupore.

Të tjera vdekje kanë ndodhur vitet e fundit. Efektet e Dnp janë specifikuar më ekzaktësisht në një shënim të shpërndarë nga Departamenti i Shëndetësisë së New South Wales, ku ndër të tjera shkruhet: ndalon magazinimin e energjisë si yndyrë, por duke e përhapur atë si nxehtësi dhe kështu rrit temperaturën e trupit duke dëmtuar qelizat e organeve si veshkat dhe truri.

Fjala e ekspertit – Kylie McArdie, toksikologe në klinikën dizintoksikuese të Sidnejt, shprehet: “Thuhet se, nëse substanca përdoret në dosa të vogla dhe me kujdes, është e sigurtë, por në të vërtetë, Dnp është një substancë tmerrësisht helmuese. Nuk ekzistojnë antihelme për të dhe njerëzit mund të vdesin nëse përdorin produkte që përmbajnë Dnp edhe sikur të përdoren kurat më të mira”, përfundon ekspertja.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve