Zbulohet arsyeja kryesore pse dështoi transferimi i Eleseid Hysajt te Chelsea

Maurizio Sarri kishte këmbëngulur që ta merrte me vete në Londër mbrojtësin e krahut të djathtë. Elseid Hysaj mund të ishte një lojtar i Chelseat tashmë, nëse nuk do të ishte për këmbënguljen e Napolit për ta mbajtur në San Paolo. Këtë e konfirmoi agjenti i futbollistit, Mario Giufreddi në një intervistë në mediat italiane, […]

Elseid Hysaj mund të ishte një lojtar i Chelseat tashmë, nëse nuk do të ishte për këmbënguljen e Napolit për ta mbajtur në San Paolo.

Këtë e konfirmoi agjenti i futbollistit, Mario Giufreddi në një intervistë në mediat italiane, ku theksoi se mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte pranë transferimit në Stamford Bridge.

“Me muaj të tërë kemi biseduar me Chelsean për mundësinë e transferimit të Hysajt në Londër, por pasi ata morën Sarrin, Napoli nuk e lejoi një gjë të tillë”, ka thënë Giuffredi.

Aktualisht Hysaj ka dhe dy vite kontratë me Napolin, por gjithsesi duhet të jetë klubi ai që duhet të këmbëngulë që futbollisti të rinovojë, edhe pse Giuffredi theksoi se ai dhe futbollisti janë të gatshëm të ulen në bisedime që në këto momente.

“Rinovimi? Nuk e kemi ne me nxitim, por këtë duhet ta ketë Napoli. Në fund të sezonit Hysaj do të ketë dy vite të mbetura në kontratë, ka ende kohë për të nisur bisedimet, por ne jemi të gatshëm qysh tani”, ka theksuar ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova