Vidal afër kalimit tek Barcelona

Nuk kanë kaluar shumë kohë kur Barça ia rrëmbej nga dora Malcomin Romës, kurse tani raportohet se ata kanë arritur marrëveshje personale me Arturo Vidalin. Inter u raportua se besojnë se do ta zbehin interesin e fundit nga Barça, por vendimi i tyre për të studiuar mundësinë e nënshkrimit Luka Modric duket se ka shkuar […]
Nuk kanë kaluar shumë kohë kur Barça ia rrëmbej nga dora Malcomin Romës, kurse tani raportohet se ata kanë arritur marrëveshje personale me Arturo Vidalin.
Inter u raportua se besojnë se do ta zbehin interesin e fundit nga Barça, por vendimi i tyre për të studiuar mundësinë e nënshkrimit Luka Modric duket se ka shkuar në dobi të katalunasve.
Gazeta e përditshme katalunase Sport shkruan se Blaugrana kanë arritur “marrëveshje verbale” me ish mesfushorin e Juventusit, me Sky Sport Italian shton se ata “janë një hap larg” për të nënshkruar më 30 vjeçarin.
Sport shkruan se Barça e kishte kontaktuar kilianin “një javë më parë” dhe “shpejt kishin arritur një ujdi” për pagën e tij dhe për një shumë 30 milionë euro për Bayern Munich.
Vidal, shpejt mund të udhëtoj në Barcelonë në orët në vazhdim për të kryer testet mjekësore, duke forcuar mesfushën e Barçës pasi që Barcelona dështoi për ta blerë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.












