Tërmkolli përfshihet në debat: Thaçi ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë Sali Berishës

Tërmkolli përfshihet në debat: Thaçi ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë Sali Berishës

Politikania e njohur, njëherësh ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj një deklarate të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sulmoi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për deklaratat e këtij të fundit që tha se është kundër shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi. Thaçi, duke iu kundërpërgjigjur Berishës, tha se “këta që […]

Thaçi, duke iu kundërpërgjigjur Berishës, tha se “këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”.

Ndërkaq, Tërmkolli, përmes një reagimi dërguar mediave, me titullin “Gjarpri ‘në përqafim’ të Rugovës, për të ‘therur’ Sali Berishën”, ka thënë se Presidenti Thaçi ka lëshuar “edhe një gënjeshtër ‘historike’” duke përdorur Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, për të sulmuar Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, i cili, sipas saj, ka reaguar “si çdo shqiptar kundër pretendimeve për ndarje të Kosovës dhe gjëja bashkim me Preshevën”.

“Presidenti Thaçi gënjen opinionin e painformuar (sepse pjesa më e madhe e di të vërtetën), kur thotë se Presidenti Rugova nuk paska lejuar që Sali Berisha ‘të shkelë tokën e Kosovës’, d.m.th. nuk paska lejuar që Sali Berisha ta vizitojë Kosovën. Sa për të kthjellur memorien, duhet thënë se ishte pikërisht Hashim Thaçi, bashkë me [Fatos] Nanon dhe të gjithë kreatorët e ‘revolucionit të vonuar demokratik’, ata të cilët paralajmëruan trazira në Kosovë në rast të vizitës së Sali Berishës, gjë e cila e detyroi UNMIK-un të anulonte këtë vizitë”, ka theksuar Tërmkolli.

Sipas saj, edhe sot është e njëjta situatë dhe i njëjti qëllim nga presidenti Thaçi – “ta përdorësh Presidentin Rugova kundër Sali Berishës (me gjithë mosmarrëveshjet e herë pas hershme të tyre), është përpjekje për nxitje të shqiptarëve kundër njëri-tjetrit, ashtu siç është vepruar historikisht për interesa të Serbisë”.

“Në fakt është edhe përpjekje për të shuar çdo lloj kundërshtimi (sidomos nëse vjen nga Sali Berisha), për copëtim të mëtejmë të tokave shqiptare të cilave u janë turrur këta yryshgjinjë sikur të ishin toka të lëna shkret. Për fat të mirë, shqiptarët kanë bërë nga një grimë shkollë dhe kanë një grimë atdhetarie sa për të kuptuar kush dhe pse po përpiqet t’i helmojë”, deklaroi në fund të reagimit të saj, ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se është kundër idesë së shkëmbimit apo ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike