Si u terrorizuan qytetarët e Mitrovicës për dy ditë rresht

Si u terrorizuan qytetarët e Mitrovicës për dy ditë rresht

Qytetarët e Mitrovicës dhe të komunave tjera veriore të Kosovës për dy ditë kanë jetuar me frikën se do të ketë përkeqësim të gjendjes pas paralajmërimeve të serbëve për shpalljen e autonomisë së veriut, si dhe të gatishmërisë së ushtrisë së Serbisë për “luftë” në Kosovë dhe të deklaratave të zyrtarëve të Kosovës “se kushdo […]

Qytetarët e Mitrovicës dhe të komunave tjera veriore të Kosovës për dy ditë kanë jetuar me frikën se do të ketë përkeqësim të gjendjes pas paralajmërimeve të serbëve për shpalljen e autonomisë së veriut, si dhe të gatishmërisë së ushtrisë së Serbisë për “luftë” në Kosovë dhe të deklaratave të zyrtarëve të Kosovës “se kushdo që hyn në territorin e Kosovës për ta prishur rendin dhe ligjin do ta marrë përgjigjen adekuate”. Frikën e kanë shtuar dezinformatat për helmimin e ujit të pijshëm që vjen nga Ujmani, shkruan sot Gazeta “Zëri

Qytetarët e Mitrovicës së Jugut, por edhe banorët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të shtunën dhe të dielën e kanë kaluar me frikën se do të ketë destabilizim të gjendjes.

Kjo frikë ka ardhur pas paralajmërimeve se serbët të dielën do ta shpallin autonominë e veriut.

Frikën e kanë shtuar edhe deklarimet për gatishmërinë e ushtrisë së Serbisë “për luftë në Kosovë”, si dhe paralajmërimet e krerëve të shtetit të Kosovës se “kushdo që hyn në territorin e Kosovës për ta prishur rendin dhe ligjin do ta marrë përgjigjen nga ligji”. Frikën e ka shtuar një dezinformatë se është helmuar uji i pijshëm me të cilin Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, si dhe Mitrovica e Veriut e Zveçani furnizohen nga liqeni i Ujmanit, shkruan më tutje “Zëri“.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, duke qenë i shqetësuar me dezinformatat që qarkullonin është detyruar vetë ta vizitojë ujësjellësin rajonal “Mitrovica” dhe të bindet se uji është i pastër dhe i pijshëm.

Konfirmimin se nuk ka asgjë për helmimin e mundshëm të ujit të pijshëm ai e mori nga drejtuesit e kompanisë.

 

Të ngjashme
Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë