Shqiptari mbush gomën rezervë me drogë, kapet në kufi (Video)

Shqiptari mbush gomën rezervë me drogë, kapet në kufi (Video)

Një shqiptar i moshës 32 vjeçare e ka “provuar fatin” këtë të dielë në kufirin e Kakavijës, për të kaluar në Greqi një sasi prej 7 kilogramësh droge, e dyshuar si kanabis sativa. Skerdi Hasani, banues në Memaliaj, po udhëtonte drejt shtetit fqinj me një automjet “Toyota Rav”, në momentin kur është ndalur nga policia […]

Skerdi Hasani, banues në Memaliaj, po udhëtonte drejt shtetit fqinj me një automjet “Toyota Rav”, në momentin kur është ndalur nga policia për kontroll. Në pjesën e gomës rezervë, e cila ndodhet prapa fuoristradës, i riu kishte fshehur disa pako. Policia e ka zbuluar marifetin dhe me të carë gomën ka zbuluar plot 7 kilogram drogë brenda.

NJOFTIMI I POLICISË

Sekuestrohen rreth 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën narkotike.

Në vijim të masave të marra nga ana e Poilcisë Kufitare për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, si dhe mallrave kontrabandë, veprimtari kjo që mund të zhvillohet duke përfituar edhe nga fluksi në rritje i turistëve dhe shtetasëve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit dhe vijnë për pushime në Shqipëri, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë automjetin “Toyota Rav”, që drejtohej nga shtetasi S.H, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi.

Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban të cilat dyshohet se janë të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithësej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”

 

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria