Presidenti sllovak: Ujqërit e Natës, rrezik për sigurinë

Presidenti sllovak: Ujqërit e Natës, rrezik për sigurinë

Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska, tha se ngritja e një baze lokale për një grup të motoristëve rusë, të afërt me Krelminin, paraqet rrezik sigurie për këtë vend të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Anëtarët e grupit, të quajtur “Ujqërit e Natës”, u kanë ndihmuar trupave ruse të aneksojnë Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin […]

Anëtarët e grupit, të quajtur “Ujqërit e Natës”, u kanë ndihmuar trupave ruse të aneksojnë Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe nuk janë thjesht “adhurues të padëmshëm të motorëve”, tha Kiska, duke i bërë thirrje Qeverisë sllovake të marrë masa për ta asgjësuar kompleksin e tyre në qytetin Dolna Krupa, rreth 60 kilometra në verilindje të Bratisllavës.

Ujqërit e Natës janë të njohur për promovimin e nacionalizmit rus dhe besnikërinë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ujqërit e Natës janë mjet i një regjimi që mori pjesë në uzurpimin e një territori të një vendi fqinj [të Sllovakisë], në aneksimin e pjesëve të Ukrainës, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Kiska.

Në reagim ndaj deklaratës së tij, zyra e shtypit e Qeverisë sllovake tha se asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa një hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia.

Policia ka thënë më herët se është duke monitoruar aktivitetet e grupit, porse deri më tani nuk ka parë asgjë të paligjshme.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj