Planifikonte sulme terroriste, Australia dënon me 17 vjet burg 25-vjeçarin me origjinë shqiptare

Planifikonte sulme terroriste, Australia dënon me 17 vjet burg 25-vjeçarin me origjinë shqiptare

Një australian me origjinë shqiptare është dënuar me 17 vjet burg të martën, për planifikimin e një sulmi terrorist në Australi, pasi u ndalua kur po përpiqej të udhëtonte në Siri. 25-vjeçari Agim Kruezi u arrestua në vitin 2014 dhe u deklarua fajtor në Gjykatën Supreme të Brisbane, për përgatitjen e akteve terroriste dhe planifikimin […]

25-vjeçari Agim Kruezi u arrestua në vitin 2014 dhe u deklarua fajtor në Gjykatën Supreme të Brisbane, për përgatitjen e akteve terroriste dhe planifikimin e një inkursioni të huaj.

Në gjykatë u tha se Kruezi planifikoi të udhëtonte në Siri për të luftuar me një grup të lidhur me Al-Qaeda, por u ndalua nga oficerët e doganave dhe pasaporta e tij u anulua.

Sipas Daily Mail, policia gjeti një armë gjysmë automatike, dy maska, dy hanxharë, një fotokopje të një libri të quajtur Xhihad dhe një flamur të Shtetit Islamik në dhomën e tij të gjumit.

Udhëzimet për të ekzekutuar prerje koke u zbuluan edhe në kompjuterin e tij dhe në ditët e para të arrestimit, ai bleu 10 litra benzinë dhe u përpoq të blinte shishe qelqi të përshtatshme për të bërë molotov.

Gjyqtarja Roslyn Atkinson tha se ishte e nevojshme që policia kundër terrorizmit ta arrestonte atë për të parandaluar një sulm publik.

“Ishte i planifikuar deri në pikën që të grumbullonit armë”, tha ajo. “Nuk ka dyshime… se keni pasur për qëllim kryerjen e komplotit terrorist, megjithëse detajet e sakta ende duhet të qartësohen”. Ajo shtoi se “nuk ka dëshmi që keni ndryshuar pikëpamjet tuaja (ekstremiste)”.

Canberra po preket gjithnjë e më shumë nga ekstremizmi në rritje dhe qytetarë që iu bashkohen organizatave xhihadiste jashtë vendit, siç është Shteti Islamik.

Vendi miratoi ligje gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit në 2014, që përfshijnë bllokimin e xhihadistëve që të shkojnë jashtë shtetit.

Autoritetet thonë se kanë parandaluar 14 sulme terroriste në vitet e fundit. Disa të tjerë kanë ndodhur, duke përfshirë rrethimin e vitit 2014 të një kafene në qendër të Sidneit, në të cilën u vranë dy pengje

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit