Pakënaqësi në dhomat e zhveshjes te Real Madridi, arsyeja Sergio Ramos (Foto)

Pakënaqësi në dhomat e zhveshjes te Real Madridi, arsyeja Sergio Ramos (Foto)

Për të dytin vit radhazi kapiteni i Realit, Serxho Ramos, shijoi një privilegj që nuk është kapërdirë lehtë nga disa prej shokëve të skuadrës: të rikthehej nga pushimet verore me disa ditë vonesë, gjithnjë me lejen e stafit teknik Futbollistët që morën pjesë në Botëror në Rusi, patën të drejtën për disa ditë më shumë […]

Futbollistët që morën pjesë në Botëror në Rusi, patën të drejtën për disa ditë më shumë pushimi, ndërsa bashkatdhetarët Isko, Asensio, Vazkez dhe Naço u rikthyen nga pushimet në datat 25-26 korrik. Karvahal iu bashkua skuadrës më 29 korrik.

4E3A5A6900000578-5953415-Ramos_spends_time_with_his_eldest_children_on_a_boat_as_he_makes-a-14_1531563794886

Nga Ramosi nuk kishte asnjë shenjë deri në fillim të gushtit. Kapiteni nuk ishte në dispozicion të trajnerit Hulen Lopetegui gjatë ndeshjes së debutimit në “International Champions Cup” kundër Mançester Junajtid, e cila përfundoi me fitoren e anglezëve 2-1. Mbrojtësi spanjoll iu bashkua shokëve në SHBA një ditë pas ndeshjes dhe mund të zbresë në fushë në miqësoren kundër Juventusit të dielën. Rikthimi i vonë, sipas asaj që shkruan “Marca”, ka shkaktuar pakënaqësi në dhomat e zhveshjes, ku disa prej lojtarëve nuk e kanë pritur mirë lejen speciale për kapitenin e tyre. Por, në çdo rast, në vigjilje të finales së Superkupës së Europës (15 gusht) kundër Atletikos në Talin të Estonisë, është e nevojshme që të rikthehet ekuilibri për të pasur edhe një herë cilësitë teknike dhe lidershipin e mbrojtësit të shumëdiskutuar.

pilar rubio serxhio ramos

KRAHU I DJATHTË – “Marca” këmbëngul se mbrojtësi që ka 13 vite që luan në “Bernabeu”, i cili mban shiritin e kapitenit që prej largimit të Iker Kasijasit në vitin 2015, do të jetë krahu i djathtë i Lopeteguit, aq më shumë që tani është larguar edhe Kristiano Ronaldo. I blerë nga Sevija në moshën 19-vjeçare, në vitet e para të Perezit si president për 27 milionë euro, gjatë këtyre viteve Ramosi është shndërruar nga një mbrojtës i ri i djathtë i ethshëm për të mësuar sa më shumë, në një qendërmbrojtës lider jo vetëm i repartit të tij, por edhe i gjithë skuadrës. Me fashën e kapitenit në krah, ai prej atëherë ka fituar katër nga pesë trofetë e fundit të Ligës së Kampioneve. Në dy prej këtyre finaleve, të dyja kundër rivalëve të Atletikos së Madridit në Lisbonë dhe Milano, andaluziani ka shënuar edhe gola vendimtarë, të cilët e afruan skuadrën më shumë me trofeun. Kapiteni tashmë ka sfidën e radhës, atë që të qetësojë ambientin, por për një si ai, ky nuk duhet të jetë aspak një problem.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova