Një ditë Thaçi, një ditë Vuçiq. Cili e ka radhën sot?

Një ditë Thaçi, një ditë Vuçiq. Cili e ka radhën sot?

Dialogu i ashtuquajtur final mes Kosovës dhe Serbisë, do të intensifikohet kah muaji shtator. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuciq, si duket kanë ndarë mendjen: një ditë po, një ditë jo, të dalin në konferenca për media. Është interesante se si të dy, në të gjitha paraqitjet pas takimit të […]

Dialogu i ashtuquajtur final mes Kosovës dhe Serbisë, do të intensifikohet kah muaji shtator. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuciq, si duket kanë ndarë mendjen: një ditë po, një ditë jo, të dalin në konferenca për media.

Është interesante se si të dy, në të gjitha paraqitjet pas takimit të parë, të shkurtër e shumë të vështirë, siç e ka përshkruar të paktën vetë Thaci, përdorin pothuajse të njëjtin fjalim. Nëse ka ndonjë pyetje nga gazetarët, në fund të konferencës mund të ndryshojë paksa dinamika e fjalimeve monotone, por ata thonë saktësisht të njëjtat gjëra.

Po ta shikoni presidentin Thaçi në dy konferencat e fundit që kanë pasur, ai flet për të njëjtat çështje: Kosova edhe në të kaluarën është treguar e gatshme për dialog dhe ka përfituar nga ai. Kujton Rambujenë, Vjenën. Qëllimi pse Thaçi përmend këto bisedime është që t’ia thotë opozitës në Kosovë se edhe në këto bisedime në një farë forme do të dalim fitimtarë, sic kemi dalur nga bisedimet/negociatat e kaluara. Nëse dikush i thotë Thaçit se opozita s’është e interesuar ta dëgjojë, atëherë ai ‘iu dërgon përqafime’.

Në intervistën e tij ‘rrëqethëse’ të parë, në Klan Kosova, pas kthimit nga Brukseli, presidenti Thaci nuk e kishte mohuar decidivisht se ‘nuk do të bisedohej për ndarjen e Kosovës’. Papritmas, në konferencat e tij për media doli kategorik: ndarje nuk do të ketë.

I ngjashëm tregohet me këtë strategji edhe Aleksandar Vuciq. Ai herë u thotë serbëve se ‘Kosovën e kemi humbur por do të marrim të paktën dicka nga ajo’ e të nesërmen u thotë se ‘ai është luftëtari që do ta cojë deri ne fund cështjen e Kosovës’.

Pardje ishte Thaçi në konferencë, dje ishte Vuçiq. Cili e ka radhën sot? /Periskopi/

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj