Limaj e bën zëvendësministër biznesmenin që dyshohet se kontrabandoi barna

Limaj e bën zëvendësministër biznesmenin që dyshohet se kontrabandoi barna

I dyshuari për kontrabandim të barnave dhe pronari i kompanisë farmaceutike N.T.P Rigoni, Agim Çaka u emërua sot zëvendësministër i Ministrisë Shëndetësisë. Ai vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëson Muharrem Kuçin, që u largua nga pozita e zv/ministrit të Shëndetësisë një ditë më parë. Edhe pse figuron ende pronar i kompanisë private N.T.P […]

Edhe pse figuron ende pronar i kompanisë private N.T.P Rigoni në Kaçanik ku posedon 100 për qind të aksioneve, Agim Çaka është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë – një pozitë që e vendos atë në konflikt interesi.

Madje, në vitin 2014, Çaka ishte dënuar me gjobë nga Inspektorati Farmaceutik, pasi në barnatorën e tij në Kaçanik ishin zënë barna të kontrabanduara.

Mirëpo, Çaka nuk e kishte paguar gjobën e shqiptuar nga Inspektorati Farmaceutik për një kohë të gjatë. Kjo e kishte shtyrë AKPM-në të angazhonte një përmbarues privat për ekzekutimin e gjobave të shqiptuara ndaj kompanisë së Çakës dhe bizneseve të tjera, shkruan Insajder.

Po ashtu edhe në vitin 2011, sip raportonte portali Kosovaonline, Inspektoriati Farmaceutik kishte konfiskuar barna të kontrabanduara në kompaninë N.T.P Rigoni.

Ai është njeri i afërt me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn, pasi para se të merrte pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë ka shërbyer si këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Limaj që nga viti 2017.

Para kësaj, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017 Çaka ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

Çaka ende figuron pronar i kompanisë N.T.P Rigoni në Kaçanik, për të cilën kishte deklaruar vitin e kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) se ka një kapital prej 63 mijë eurove.


Deklarimi i pasurisë nga Agim Çaka në vitin 2017

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot