Jabllanoviq: Ne nuk kemi frikë nga shqiptarët

Partia e Serbëve të Kosovës iu ka drejtuar Aleksandar Vuçiqit me një letër të hapur, të cilën e ka siguruar Kosovapress. Në të ndër të tjera në atë letër thuhet se inteligjenca dhe Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë është nën sulmin e Vuçiqit. “Ne nuk kemi frikë nga shqiptarët e as nga KFOR-i, por fatkeqësisht […]
Në të ndër të tjera në atë letër thuhet se inteligjenca dhe Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë është nën sulmin e Vuçiqit. “Ne nuk kemi frikë nga shqiptarët e as nga KFOR-i, por fatkeqësisht nga Beogradi”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.
PSK-së, kryetar i së cilës është ish-kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, përmendë edhe fakte të tjera që sipas saj i kanë dëmtuar serbët e Kosovës, ndër to manipulimi i votave, duke përmendur se “kanë votuar edhe njerëzit e vdekur”, gjatë zgjedhjeve të fundit. Në fund të letrës PSK ia përmend Vuçiqit faktin se mediat e tij në Serbi në vazhdimësi i anatemojnë kundërshtarët e tij politikë në Kosovë.












