Haradinaj tregon se për çfarë arsye KFOR-i shkoi te Ujmani

Haradinaj tregon se për çfarë arsye KFOR-i shkoi te Ujmani

Liqeni dhe hidrocentrali i Ujmanit afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, që nga 4 gushti deri me 7 gusht, ka qenë nën mbikëqyrje të forcave të KFOR-it. I pyetur për arsyen e vendosjes së këtyre trupave në këtë lokacion, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kanë qenë vetëm ushtrime dhe se në fjalorin […]

I pyetur për arsyen e vendosjes së këtyre trupave në këtë lokacion, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kanë qenë vetëm ushtrime dhe se në fjalorin ushtarak quhet ‘ushtrim i vërejtshëm’ , prandaj edhe nuk ka arsye për shqetësim nga publiku.

“Nga vizitat që kam pasur në Bondsteel kam mësuar shumë. Më ka ardhur shumë mirë për deklarimet e komandantit Nick Vujçiç për serbët e Kosovës që të mos i nënshtrohen presionit. Ajo që e keni parë në Liqenin e Gazivodës dhe në Veri është një ushtrim që quhet ‘i vërejtshëm’, pra një ushtrim me prezencë fizike të KFOR-it, është një aktivitet i zakonshëm i sigurisë. Mund të shohim edhe në të ardhmen, nuk duhet askush të shqetësohet”, tha Haradinaj.

Kryeministri ritheksoi se këto ushtrime të sigurisë që po bëhen kohë pas kohe, nuk e kanë për qëllim destabilizmin e vendit, prandaj edhe qytetarët duhet ta ruajnë qetësinë.

Mendohej se ky dislokim ndërlidhej me tensionimin e mundshëm të situatës në veri të vendit, por zyrtarisht u tha që aty ishin në kuadër të një stërvitjeje të programuar më parë.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja