Futbollisti nga Drenica për çdo muaj ia dorëzoi pagën një familjeje në nevojë

Futbollisti nga Drenica për çdo muaj ia dorëzoi pagën një familjeje në nevojë

Besim Bajraktari tash e pesë vite i ka thënë futbollit lamtumirë, duke i vënë’ këpucët në gozhdë’, përcjellë Insporti. ‘Besi’ gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Drenicën duke dhënë kontribut të madh për skuadrën nga qyteti i Skënderajt. Ai gjithashtu ka kontribuuar për gjatë një viti për një familje në nevojë, duke ia […]

‘Besi’ gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Drenicën duke dhënë kontribut të madh për skuadrën nga qyteti i Skënderajt.

Ai gjithashtu ka kontribuuar për gjatë një viti për një familje në nevojë, duke ia dorëzuar pagën mujore të cilën e fitonte në klub.

Bajraktari për këtë veprim të tij u ka treguar vetëm disa shokëve të tij të ngushtë, por jo edhe bashkëlojtarëve të tij në skuadër.

Bajraktari pas një kohe të gjatë e ka zbuluar një gjë të tillë pas insistimit të Insportit. “Në edicionin 2002-03, një familje nga Drenica ishte në kushte të rënda financiare. Vendosa që pagën të cilën e fitoja në klub, t’ua dorëzoi atyre. Pagën time e kam dorëzuar në shtëpi andaj vendosa që ta ndihmojë atë familje”,nis rrëfimin e tij për Insporti, Besim Bajraktari.

Ndryshe, familja e tij tash e 30-vite merren me një biznes familjar në Komunën e Skënderajt.

E zbuluan shumë pak njerëz

Tutje, ‘Besi’ zbulon se shumë pak njerëz e kanë ditur këtë fakt. “Nëse i ndihmon dikujt, nuk është e nevojshme që të bëhet reklamë. Nuk kam dashur që një gjë të tillë ta dijë askush, e zbuluan vetëm disa shokë të ngushtë”, shtoi Besim Bajraktari, shkruan insport.

Pas një viti, Bajraktari e ndali ndihmën ndaj familjes në nevojë për faktin se kushtet financiare atyre iu përmirësuan. “Disa meshkuj të familjes në fjalë gjetën punë dhe i përmirësuan kushtet ndërkohë që më falënderuan dhe më thanë që tashmë jemi më mirë me financa”.

Ai dhe familja e tij në vazhdimësi i ndihmojnë njerëzit, por që Bajraktari nuk preferon që ta flas më tutje lidhur me këtë temë.

Kush është Besim Bajraktari?

Besim Bajraktari e ka nisur karrierën te skuadra e Drenicës në moshën 16-vjeçare. Ai deri në moshën 35-vjeçare i qëndroi besnik klubit ‘kuq e zi’.

“Jam shumë i lumtur me karrierën time. Në të gjitha qytetet me respektojnë, ata që përcjellin futboll. Pas përfundimit të karrierës, kishe oferta për tu emëruar ndihmës-trajner në ekip, mirëpo ato i kam refuzuar për faktin se jam shumë i angazhuar me biznes familjar. Edhe ashtu më ka humbur dëshira”.

Kurrë më në futboll, është shndërruar në ‘Shqiponjë të Zezë’

Në pyetjen se a synon që një ditë t’i rikthehet futbollit, kësaj radhe jashtë fushës, Bajraktari ishte i shkurtër. “Kurrë nuk do të rikthehem pasi që më ka humbur dëshira”.

Megjithatë, ai nuk mund të largohet totalisht nga futbolli. “Më mirë po ndjehem si tifoz. Vitet e fundit jam shndërruar në Shqiponjë të Zezë (tifozët e Drenicës)”,përfundoi Besim Bajraktari.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova