Familjarët rrëfejnë për vrasjen në Fushë Kosovë: Behrami ishte sulmuar edhe herë të tjera

Familjarët rrëfejnë për vrasjen në Fushë Kosovë: Behrami ishte sulmuar edhe herë të tjera

“Më kanë gjuajt, jam plagos”, këto kanë qenë fjalët e fundit të Behram Ibishit, 54 vjeçar nga Fushë Kosova. Ai mbrëmë u vra me një plumb nga persona ende të panjohur derisa ishte në vendin e tij të punës. 54-vjeçari rreth orës 02:00 pas mesnate ndërroi jetë derisa ishte duke bërë rojë në një kompani […]

Kishte 20 vite që punonte si rojë në një kompani private të Fushë Kosovës. Behram Ibishi disa herë përgjatë këtyre viteve punë ishte përballur me hajnat. Por ballafaqimi i fundit me ta doli të jetë fatal.

Në vendin ku ai punonte, persona të maskuar mbrëmë e gjuajtën me armë zjarri duke e goditur kështu me një plumb në pjesën mes zemrës dhe mushkërive.

54-vjecari, pavarësisht plagëve të marra kishte arritur që ta thërras policinë. “Më kanë gjujtë, jam plagosë”, u kishte thënë policisë përmes telefonit. Ende nuk janë zbuluar vrasësit e punëtorit.

Policia e Kosovës i ka nisur hetimet. Thonë se nuk i dinë ende arsyet e kësaj vrasjeje.

“…Një person B.I 54 vjeç, nga persona të dyshuar është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti pas transportimit ne QKUK ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Gazeta Express, sot gjatë ditës ka qëndruar në familjen e viktimës. Ata kanë shpjeguar rreth lajmit për vrasjen e familjarit të tyre.Familja kishte hapur të pamën dhe po priste persona të shumtë për ngushëllime. Vëllai i viktimës, tha se ky nuk është sulmi i parë i cili po i bëhet vëllait të tij në vendin e punës.

Duke mos e ditur arsyen e vrasjes të së vëllait, ai thotë se edhe disa herë të tjera Behrami në vendin e njëjtë të punës është ballafaquar me hajnat.

“Lajmin për vdekjen e kemi marrë mbrëmë rreth orës 03:00. Ka punu rojë në objektin e ‘Lesnës’ që 20 vite. Na nuk e dimë rastin se qysh ka ndodhë. Ne e dimë se këtu e kemi përcjellë kur ka shku në punë në orës 16:00, Probleme nuk kemi pas e as nuk kemi si familje me askënd”, rrëfen për rastin vëllai i viktimës i cili thotë se do të kërkojnë drejtësi në organet përgjegjëse.

Ekipi i gazetës ka qëndruar edhe në kompaninë ku kishte punuar Behrami.

Kolegët e kanë përshkruar atë si njeri punëtor dhe jo problematik. Thonë se që 20 vite disa herë ishte ballafaquar me tentim vjedhje të ndryshme nga persona të panjohur.
“Ka qenë njeri i urtë dhe shumë punëtor. Asnjëherë, kurrë problem më askënd nuk ka pas. Të gjithë i ka respektu. Po që mbrëmë i qëlloi fati i keq”, thotë njëri nga kolegët e tashmë të ndjerit. Ata deklarojnë se gjatë punës në kompaninë private edhe vet disa herë janë sulmuar nga hajnat.

Varrimi i 54 vjeçarit, Behram Ibishi do të bëhet sot në orët e pasdites. Ai ishte i martuar dhe la pas 5 fëmijë, një djalë e 4 vajza.

Në vendin e tij të punës po ashtu para disa ditëve është vrarë me armë zjarri dhe një rojë tjetër i një marketi në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit.

Ish-luftëtari i UÇK’së, Milit Shehu në mëngjesit e 27 korrikut nga persona ende të panjohur për policinë ishte vra me 5 plumba.

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike