Daçiq: Rusia dhe Kina do të na ndihmojnë ta përmbysim vendimin e Londrës për Kosovën

Diplomacia serbe është në alarm pasi që Britania e Madhe ka vendosur ta heq Kosovën nga agjenda në Këshillin e Sigurimit të OKB’së. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën është paraparë të mbahet këtë muaj, deri sa Ivica Daçiq ka paralajmëruar se Serbia do ta vazhdojë betejën për ta lënë në tavolinë çështjen e […]
Diplomacia serbe është në alarm pasi që Britania e Madhe ka vendosur ta heq Kosovën nga agjenda në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën është paraparë të mbahet këtë muaj, deri sa Ivica Daçiq ka paralajmëruar se Serbia do ta vazhdojë betejën për ta lënë në tavolinë çështjen e Kosovës në KS të OKB’së, shkruan Periskopi.
“Ata nuk e kanë përfshirë (Kosovën) në programin e punës, por do të vazhdohen bisedimet me ta (Britaninë) për të arritur një marrëveshje sepse Rusia dhe Kina nuk do të pranonin që të mos diskutohej për Kosovën në gusht. Kështu që do të bisedojme për këtë çështje edhe më tutje”, ka thënë Daçiq për First Television.
Ai ka thënë se heqja e Kosovës nga agjenda e Këshillit të Sigurimit të OKB’së është një precedent i keq.
Ndërkohë, edhe në një deklaratë për Tanjug, Daçiq ka thënë se se “nëse Britania e Madhe nuk e dëshiron atë, ajo do ta vendosë në rendin e ditës vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”
Raporti tremujor i UNMIK-ut për Kosovën, i cili do të duhej të paraqitej në muajin gusht para Këshillit të Sigurimit, është hequr nga agjenda me insistimin e Britanisë së Madhe./Periskopi/











