Collina largohet nga UEFA

Collina largohet nga UEFA

Një rotacion tërësisht italian në majat e arbitrazhit europian. Pierluigi Collina jep dorëheqjen nga posti i kryedizenjatorit të arbitrave të UEFA-s, e në vend të tij do të nominohet Roberto Rosetti, përgjegjësi aktual italian i videoarbitrimit, VAR. Largimi i Collinës, ish-arbitri më i vlerësuar italian dhe jo vetëm, ndodh për motive personale. Collina u emërua […]

Një rotacion tërësisht italian në majat e arbitrazhit europian. Pierluigi Collina jep dorëheqjen nga posti i kryedizenjatorit të arbitrave të UEFA-s, e në vend të tij do të nominohet Roberto Rosetti, përgjegjësi aktual italian i videoarbitrimit, VAR.

Largimi i Collinës, ish-arbitri më i vlerësuar italian dhe jo vetëm, ndodh për motive personale.

Collina u emërua në vitin 2010 në postin e kryedizenjatorit të arbitrave për kompeticionet e zhvilluara në kontinentin e vjetër, pas telefonatës që i bëri ish-presidenti i atëhershëm Michel Platini. Gjithsesi, 7 herë fituesi i çmimit “Arbitri më i mirë i vitit” do të mbajë rolin e presidentit të Komisionit të arbitrave në FIFA, post që e ka marrë nga janari i vitit 2017.

“Pierluigi i ka garantuar UEFA-s të njëjtin vizion, mirëkuptim dhe talent, që ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka gjykuar”, deklaroi presidenti aktual i UEFA-s, Aleksander Ceferin. “Dua ta falënderoj për impenjimin në këto vite dhe për gjithçka ka sjellë në futbollin europian gjatë periudhës së drejtimit të tij si përgjegjës i arbitrimit”.

“Ishte një privilegj për mua të punoja si kreu i arbitrave të UEFA-s në këto 8 vite. Jam krenar për rezultatet e arritura së bashku me kolegët e mi”, shprehet vet Collina në letrën e largimit.

Roberto Rosetti, 50 vjeç, ka qenë arbitër ndërkombëtar nga viti 2002 deri në vitin 2010, kur edhe u tërhoq. Momenti më i spikatur i karrierës së tij është ai gjatë Europianit të vitit 2008, kur gjykoi ndeshjen hapëse dhe atë finale.

Në vitin 2008 iu dorëzua çmimi “arbitri më i mirë i botës”, ndërkohë që ka qenë përgjegjës për VAR-in gjatë Botërorit të fundit në Rusi./Top Channel

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova