Chelsea bën gati ofertën për Ramsey

Chelsea bën gati ofertën për Ramsey

Klubi londinez kërkon të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar në Premier Ligë. Pas humbjes nga Manchester City në Superkupën e Anglisë, te Chelsea mendojnë të bëjnë edhe ndonjë përforcim. Maurizio Sarri do të donte në ekipin e tij Aaron Ramsey-n dhe drejtuesit janë gati t’ia plotësojnë këtë dëshirë. Gjithsesi, janë disa pengesa […]

Klubi londinez kërkon të përforcohet në ditët e fundit të afatit kalimtar në Premier Ligë.

Pas humbjes nga Manchester City në Superkupën e Anglisë, te Chelsea mendojnë të bëjnë edhe ndonjë përforcim.

Maurizio Sarri do të donte në ekipin e tij Aaron Ramsey-n dhe drejtuesit janë gati t’ia plotësojnë këtë dëshirë.

Gjithsesi, janë disa pengesa rrugës me Liverpoolin që është gjithashtu i interesuar për lojtarin, por dhe koha e shkurtër në dispozicion. Mungojnë pak ditë për t’u mbyllur afati kalimtar. Chelsea mund të përfitojë nga kontrata që i skadon uellsianit në vitin 2019 e që nuk ka asnjë mundësi të rinovohet.

Ndërkohë, tek Arsenali nuk duan ta humbasin si lojtar të lirë, por kërkojnë të përfitojnë nga interesimi i disa klubeve për të nisur një ankand të vogël.

Mediat angleze raportojnë se “Topçinjtë” kërkojnë 35 milionë funte, një çmim që Chelsea nuk e ka problem.

“Blutë”, gjithashtu duhet ta bindin Ramsey-n të pranojë të transferohet në Stamford Bridge, ani pse trajneri Unai Emery kërkon ta mbajë me çdo kusht në skuadër.

Mbetet të shihet nëse në ditët në vijim Ramsey do të largohet apo jo nga Arsenali. /K

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova