Beqiri për akuzat e Thaçit ndaj Berishës: Nuk duhet luajtur Prokurorin që fshihet mbi 25 vite, e tani fol për të bërat

Beqiri për akuzat e Thaçit ndaj Berishës: Nuk duhet luajtur Prokurorin që fshihet mbi 25 vite, e tani fol për të bërat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dhënë sot një deklaratë për Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën, e që ka ngjallur reagime të shumta. Thaci ka thënë se sa ishte presidenti historik, Rugova gjallë, e ka penguar ardhjen e Berishës në Kosovë. Për këtë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai ka thënë […]

Për këtë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai ka thënë se është e pandershme që presidenti Thaçi të flas për Rugovën.

“Është shumë e pandershme, e padrejtë dhe e papranueshme që ai me fol e me na treguar se cka ka menduar apo si ka vepruar Presidenti historik Ibrahim Rugova. Më së paku kanë të drejtë ata që për të gjallë të tij,para, gjatë luftës dhe pas çlirimit të Kosovës e kanë penguar, fyer, kërcënuar, por asnjëherë nuk kanë mundur ta ndalin dhe ta frikësojnë”, ka theksuar Beqiri.

Përkundrazi, sipas tij, dikush edhe sot vuan nga vogëlsia e Thacit karshi madhështisë së Rugovës.

“Nuk ia bëj avokatin askujt, as Sali Berishes, ai sigurisht do të flas vet, por nuk duhet luajtur Prokurorin që fshihet mbi 25 vite, e tani fol për të bërat apo pabërat e dikujt. Kosova, qytetarët e saj, edhe LDK-ja, e din mirë kush ishin miqtë e saj, përkrahësit e saj dhe të Presidentit Ibrahim Rugova, në Shqipëri e kudo tjetër, e dimë edhe ne bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se presidenti Rugova mbetet i madh sepse ishte i tillë, duroi shumë shpifje, të pavërteta, intriga, kërcënime dhe me mençuri ruajti veten dhe qytetaret e Kosovës, duke u thënë jo “thikave” mes qytetarëve.

“Çka na duhen sot tema të tilla….,kujt i shërbejnë? Kosova është shtet i pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial, të garantuar me Kushtetutën e saj, e ndarja, korrigjimi i kufijve, janë fjalë dhe lojëra, por të rrezikshme”, ka përfunduar Beqiri./indeksonline/.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit