BE nesër pret statutin e Asociacionit, paralajmërohet tension në veri

BE nesër pret statutin e Asociacionit, paralajmërohet tension në veri

Në Kosovë po flitet për ndryshim kufijsh. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe finalizimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi janë çështjet përfundimtare për të cilat pritet të merren vesh palët e përfshira në dialog. Palët u takuan muajin që shkoi në Bruksel, e atë takim presidenti i Kosovës e quajti të vështirë, më të […]

Në Kosovë po flitet për ndryshim kufijsh. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe finalizimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi janë çështjet përfundimtare për të cilat pritet të merren vesh palët e përfshira në dialog.

Palët u takuan muajin që shkoi në Bruksel, e atë takim presidenti i Kosovës e quajti të vështirë, më të vështirin për gjashtë vjetët e fundit.

Thaçi vazhdoi me deklarata të tilla edhe pas kthimit në Kosovë duke thënë se javët dhe muajt në vazhdim do të jenë të rëndë në kuptimin e dialogut.

Derisa në Serbi ende flitet për Kosovën si pjesë e saj, e që këtë e thonë edhe përfaqësuesit institucional serbë në takimet në Bruksel, presidenti  Thaçi e kundërshton idenë për ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike, për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Serbinë.

Ai ka deklaruar se është i hapur për të diskutuar një korrigjim të kufijve në negociatat që po zhvillohen me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Për ndarje dhe trazira ka folur edhe Sava Janjiq, prifti ortodoks serb duke dhënë alarmin se po qarkullojnë informata për një skenar të koordinuar, sipas të cilit do të provokohej situata në mënyrë që përshkallëzimi i saj të çonte ndarje.

Ai ka kërkuar nga të gjitha palët, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in, që ta eliminojnë një përfundim të këtillë, që do të ishte hap i madh prapa për Kosovën dhe rajonin.

“Po qarkullojnë shumë informata shqetësuese, mes të cilave ai për një skenar të koordinuar në veri të Kosovës, që do të provokonte reagime tek të dy palët, për ta çuar Kosovën drejt ndarjes. KFOR-i mbetet i përkushtuar për paqen, por njerëzit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Është e rëndësishme që këta skenarë të nxirren si të pavërtetë nga të gjitha palët”, ka shkruaj Janjiq.

“Shpresoj fort që komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të tolerojnë individë të papërgjegjshëm, apo grupe, në të dy krahët, të provokojnë dhunë, nga e cila njerëz të pafajshëm mund të lëndohen dhe monumente të çmuara të dëmtohen, si më 2004. Ky do të ishte hap shumë i madh prapa për Kosovën dhe rajonin. Dialogu duhet të kthehet në korniza të cilat të gjithë qytetarëve u garantojnë siguri dhe respektim të të drejtave”, vazhdon shkrimi i priftit.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e klerikëve serbë se ka plane për ndarje të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe janë vetëm spekulime.

“Ushtarët amerikanë kanë bërë punë të mirë në Kosovë dhe kam ardhur këtu për t’i falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre”, tha Haradinaj, deklaratë kjo e dhënë mes ushtarëve të KFOR-it, gjatë vizitës që bëri në Kampin Bondsteel.

Ndryshe, dje është marrë vesh se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk do të mund të marrin pushimet e tyre nga data 1 gusht. Një vendim i tillë vjen për shkak të planifikimeve operacionale.

Policia e Kosovës nuk ka treguar për çfarë operacione bëhet fjalë, veçse kanë thënë se ato nuk lidhen me deklaratat e tilla për trazira më Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha e ka konfirmuar këtë lajm për KosovaPress duke treguar se vendimi vjen si pasojë e planifikimeve operacionale.

“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burimeve të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtare në mënyrë sa më efikase”, ka thënë Hoxha në një përgjigje të shkurtë me shkrim përmes telefonit për KosovaPress.

Kujtojmë se data 4 gusht ishte data e fundit kur duhej hartuar statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas kërkesës së Bashkimit Evropian.

Nënshkrimi i parë i marrëveshjes Kosovë-Serbi në Bruksel u bë në prill të 2013-ës, atëherë Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në very.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin