Alkooli më i dëmshëm se marihuana për trurin

Alkooli më i dëmshëm se marihuana për trurin

Me legalizimin e marihuanës në rritje, një numër i madh i studimeve po eksplorojnë dëmët dhe përfitimet potenciale të kësaj droge. Një hulumtim i ri ka gjetur se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, alkooli është më i dëmshëm se kanabisi, transmeton Klan Kosova. Shkencëtarët në Universitetin “Colorado Boulder” kanë shfletuar nëpër të dhënat […]

Një hulumtim i ri ka gjetur se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, alkooli është më i dëmshëm se kanabisi, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët në Universitetin “Colorado Boulder” kanë shfletuar nëpër të dhënat ekzistuese të imazheve për të studiuar efektet e alkoolit dhe marihuanës në tru.

Gjetjet e tyre lidhen me konsumimin e alkoolit për një periudhë të gjatë dhe ndryshimet qe shkakton ajo në strukturën e bardhë dhe gri të trurit.

Ndërsa, përdorimi i marihuanës për një kohë të gjatë nuk kishte ndonjë efekt të madh në strukturën e trurit.

Është vlerësuar se rreth 22.2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur marihuanë gjatë muajit të kaluar, duke e bërë atë “drogën ilegale më të përdorur” në vend.

Megjithatë, kanabisi po përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime mjeksore në Shtetet e Bashkuara. Në këtë rast, hulumtuesit po përpiqen të gjejnë më shumë informacione rreth efekteve pozitive dhe negative qe shkakton marihuana.

Në njërën anë, gjatë vitit të kaluar, “Medical News Today” ka raportuar se përdorimi i marihuanës paraqet rrezik më të madh tek adoleshentët sepse mund ta dëmtojë psikozën e tyre. Ndërsa një studim tjetër pohoi se droga është shumë më “e keqe sesa cigaret” për shëndetin kardiovaskular.

Ndërsa në anën tjetër, studiuesit kanë gjetur se përdorimi i kanabisit mund të ndihmojë për të parandaluar migrenën si dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës seksuale.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve