Trajneri i Prishtinës: Ne i shërbyem futbollit të Kosovës

Mirel Josa ka folur pas fitores së Prishtinës kundër FC Europës Prishtina e mposhti me rezultat të thellë 5:0 FC Europën në ‘Adem Jashari’ dhe tani është në rundin e parë kualifikues të Europa League, shkruan Periskopi. Pas takimit kryetrajneri i Prishtinës tha se është i lumtur me fitoren dhe niveli i skuadrës duhet të […]
Prishtina e mposhti me rezultat të thellë 5:0 FC Europën në ‘Adem Jashari’ dhe tani është në rundin e parë kualifikues të Europa League, shkruan Periskopi.
Pas takimit kryetrajneri i Prishtinës tha se është i lumtur me fitoren dhe niveli i skuadrës duhet të ngritet akoma më shumë.
“Cilësia e lojës ishte më e mirë, duke marrë parasysh shumë faktorë. Nuk dua të justifikohem për ndeshjen e parë. E kam thënë që niveli i skuadrës duhet të ngritet nga java në javë”, deklaroi Josa pas ndeshjes.
“Loja e ekipit po përmirësohet nga java në javë. Skuadra ishte në lojën e vet.
“Ne i shërbyem futbollit të Kosovës, ashtu si edhe Drita,”. /Periskopi/













