Thaçi: Do të ruajmë marrëdhëniet tona speciale me SHBA’të

Thaçi: Do të ruajmë marrëdhëniet tona speciale me SHBA’të

 Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 242 vjetorin e pavarësisë së tyre. Sipas tij, 4 korriku është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale për qytetarët e Kosovës. Në një postim në Facebook, Thaçi ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve speciale me SHBA-të. Postimi i plotë i Thaçit: […]

Sipas tij, 4 korriku është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve speciale me SHBA-të.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale. Kështu ka qenë, kështu është tani dhe kështu do të mbet për gjithmonë sepse liria jonë, vlerat tona, janë të mishëruara me ato të popullit amerikan.

Modeli amerikan i ndërtuar mbi lirinë individuale, bashkëjetesën ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme, ndarje të pushteteve dhe llogaridhënie, sundim i rendit dhe ligjit janë edhe vlera që ndërtojmë dhe promovojmë edhe ne në Kosovë.

Mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës i uroj popullit amerikan Ditën e Pavarësisë dhe ri-konfirmoj zotimin tonë për ruajtjen e marrëdhënieve tona speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë tonë të përhershme dhe aleancën tonë në vlerat dhe parimet që na bashkojnë”, ka shkruar Thaçi

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja