I akuzuari për zhvatje, korrupsion e kërcënime pritet ta zë vendin e Fadil Vokrrit

I akuzuari për zhvatje, korrupsion e kërcënime pritet ta zë vendin e Fadil Vokrrit

Federata e Futbollit të Kosovës nesër do të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të zgjidhet pasardhësi i të ndjerit Fadil Vokrri. Nënkryetari i deritanishëm i FFK’së, Agim Ademi është kandidati i vetëm për këtë pozitë. Ai mori përkrahjen e pothuajse të gjitha lidhjeve rajonale të futbollit kosovar. Ademi, i cili nga nesër […]

Federata e Futbollit të Kosovës nesër do të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të zgjidhet pasardhësi i të ndjerit Fadil Vokrri. Nënkryetari i deritanishëm i FFK’së, Agim Ademi është kandidati i vetëm për këtë pozitë. Ai mori përkrahjen e pothuajse të gjitha lidhjeve rajonale të futbollit kosovar. Ademi, i cili nga nesër mund të marrë epitetin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës ishte i akuzuar për zhvatje e korrupsion. Madje, në aktakuzën ndaj tij thuhet se ai ka kërcënuar dëshmitarin e këtij rasti, i cili përmes një incizimi kishte zbuluar skandalin. Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se me 20 korrik të këtij muaji do të mbahet seanca e radhës gjyqësore, ndërkohë që ky rast pas përfundimit të gjykimeve nga EULEX’i, u ka kaluar vendorëve. Për këtë vepër penale, Ademi mund të dënohet me 10 vjet burg. Ka disa orë që Periskopi ka kontaktuar Ademin, i cili ka thënë se aktualisht është në një mbledhje, dhe se më të përfunduar do të lajmërohet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përgjigje nuk ka kthyer as në një mesazh telefonik që i është dërguar.  

Ende pa përfunduar e pamja për kryetarin e FFK’së, Fadil Vokrrin, i cili vdiq nga një sulm në zemër, Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit, ftuan nënkryetarin e FFK’së, Agim Ademin që të thërras kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri të Federatës.

Arsyetimi i tyre për këtë nguti ishte që të mos krijohet boshllëk institucional, raporton Periskopi.

Madje, të dy Lidhjet në propozimin e tyre kërkuan nga nënkryetari Agim Ademi që të kandidohet për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vokrri kishte ndërruar jetë më 9 qershor, ndërsa vetëm pak ditë më pas u dorëzua propozimi për Ademin, kur flamuri shtetëror ishte ulur në gjysmështizë për nder të kryetarit të ndjerë, vdekja e të cilit kishte shkaktuar pikëllim të thellë në vend.

Sipas tyre, Ademi është kandidati potencial për këtë pozitë.

Por, Ademi, i cili në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor që do të mbahet nesër, më 6 korrik, pritet të zgjidhet kryetar, është i akuzuar për zhvatje e korrupsion.

Më 2012, Ademi kishte mbajtur 30 ditë paraburgim, pasi akuzohej për korrupsion e zhvatje.

Madje, paraburgimi ndaj tij ishte caktuar edhe për shkak të kërcënimit të mundshëm të dëshmitarëve për rastin në fjalë.

Përveç Ademit, të akuzuar ishin edhe biznesmeni Muharrem Rama, dhe ish-kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Sami Hamiti.

Biznesmenët Agim Ademi dhe Muharrem Rama nga Prishtina, ishin kapur në një incizim duke kërkuar ryshfet në emër të ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamitit.

Atëkohë raportohej se incizimi ishte bërë nga Dritëro Kadolli, pronar i kompanisë “Capital Ring”, i cili kishte kërkuar leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës për ndërtime në lagjen Sofalia të Prishtinës.

Hetimet e nisura ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal, Sami Hamitit dhe dy biznesmenëve të tjerë, me dyshimin se kanë kërkuar 2 shtëpi dhe një veturë BMW, me kusht që të ndërrohet plani urbanistik i lagjes Sofalia në Prishtinë, për t’i lejuar “Capital Ring” ndërtimet, janë bazuar pikërisht në ato incizime.

Burime të Periskopit kanë sqaruar se tashmë janë mbajtur disa seanca gjyqësore për këtë rast, që po hetohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Seanca e radhës është caktuar më 20 korrik. Vetëm disa javë, pasi Ademi ta marrë postin e të parin të FFK’së, si kandidati i vetëm deri më tani.

Ademin për kandidim në këtë pozitë nuk e ka penguar fare fakti se është i akuzuari kryesor për zhvatje e korrupsion, kërcënim  e kanosje të dëshmitarit.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së kishte konfirmuar se Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor do të mbahej më 6 korrik.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ka vendosur që Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor për pozitën e kryetarit ta  mbajë më 6 korrik, në orën 17:00, në hotel Emerald. Komiteti Ekzekutiv (KE), duke shqyrtuar gjendjen e jashtëzakonshme në futbollin Kosovar pas vdekjes së Kryetarit legjendar Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbrazëtirë institucionale  mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga Statuti i FFK-së“, thuhej në një njoftim të FFK’së dërguar medieve.

Për habi, Ademi i cili ka aktakuzë për zhvatje e korrupsioni, mori përkrahje të gjerë në komunitetin e futbollit.

Ditë më parë në media ishte raportuar se Ademi tashmë kishte mbledhur pjesën dërrmuese të nënshkrimeve, duke ia pamundësuar çdo kandidati tjetër të mundshëm për t’u kandiduar.

Atij i nevojiteshin 15 nënshkrime, të cilat nuk e kishte fare vështirë që t’i siguronte.

Nëse Ademi zgjidhet kryetar i ri i FFK’së, ai do ta vazhdojë mandatin 2 vjeçar, të lënë në gjysmë nga i ndjeri Fadil Vokrri, pasi në vitin 2020 do të mbahen zgjedhjet në të gjitha organizatat sportive për ciklin olimpik 2020-2024. /Periskopi

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova