Hungaria: Nuk kemi marrëveshje me Gjermaninë për azilkërkuesit

Hungaria: Nuk kemi marrëveshje me Gjermaninë për azilkërkuesit

  Një zëdhënës i Qeverisë së Hungarisë ka kundërshtuar raportimet se vendi ka arritur një marrëveshje me kancelaren gjermane, Angela Merkel për pranimin e azilkërkuesve. Mediat kanë raportuar se Merkel ka arritur të marrë mbështetjen e 14 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Hungarinë, që azilkërkuesit të vendosen në qendra të posaçme brenda shteteve […]

 

Një zëdhënës i Qeverisë së Hungarisë ka kundërshtuar raportimet se vendi ka arritur një marrëveshje me kancelaren gjermane, Angela Merkel për pranimin e azilkërkuesve.

Mediat kanë raportuar se Merkel ka arritur të marrë mbështetjen e 14 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Hungarinë, që azilkërkuesit të vendosen në qendra të posaçme brenda shteteve të BE-së, ku do të presin për procedurat e shqyrtimit të kërkesave të tyre.

“Nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, transmeton Reuters.

“Është e pamundur që migrantët të hyjnë në Hungari, pa hyrë fillimisht në një vend tjetër të BE-së”, ka thënë ai, duke shtuar se “më 2015, Gjermania tentoi që ne të bëheshim vendi i parë ku hynin migrantët, por ne e kemi refuzuar një gjë të tillë”.

Sipas një dokumenti të siguruar nga agjencitë e lajmeve dhe të cilin e kanë publikuar sot, kancelarja Merkel ka arritur marrëveshje me 14 shtete të BE-së, thuhet se azikërkuesit që kanë arritur në Gjermani, pasi parapralisht janë regjistruar në shtetet e tjera të BE-së, duhet të vendosen në qendra të posaçme brenda BE-së, ku do të procesohen kërkesat për azil.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik