Gjenerali amerikan thotë se Rusia, Turqia dhe Kina po e luajnë lojën e Ballkanit

Gjenerali amerikan thotë se Rusia, Turqia dhe Kina po e luajnë lojën e Ballkanit

  Gjenerali Clark, i cili në një tekst autorial në “The Washington Post” ka vlerësuar se Ballkani mund të jetë përsëri tokë e krizës, prandaj SHBA dhe BE duhet të reagojnë në mënyrë urgjente, sepse në rajon janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres dhe se ajo që dimë nga historia […]

 

Gjenerali Clark, i cili në një tekst autorial në “The Washington Post” ka vlerësuar se Ballkani mund të jetë përsëri tokë e krizës, prandaj SHBA dhe BE duhet të reagojnë në mënyrë urgjente, sepse në rajon janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres dhe se ajo që dimë nga historia është se Ballkani Perëndimor është shumë i brishtë.

Në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1, Clark thotë se fjalët e ashpra dhe veprat agresive mund të sjellin deri te konflikti në Ballkan më shpejtë se kudo në botë.

“Po, duhet të jemi të brengosur. Duhet që Ballkani Perëndimor të shtyhet përpara, në civilizim perëndimor dhe civilizim transatlantik, edhe atë sa më shpejtë. Kanë kaluar 23 vjet prejse është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit dhe mbetet të bëjmë edhe shumë për zhvillimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe mendoj se kjo po shkon shumë vështirë”, ka thënë Clark i cli ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Evropë gjatë bombardimit të Serbisë.

Duke folur për skenën gjeopolitike në Ballkan dhe rolin të cilin e kanë në rajon Rusia, Turqia dhe Kina, ai ka thënë se këto shtete “e luajnë lojën ballkanike”.

“Ballkani është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet, dhe ende janë duke u konfrontuar. Kështu që është vlerësimi i drejtë se ne duhet ta shfrytëzojmë NATO-n dhe të sigurojmë siguri ushtarake”, ka thënë gjenerali amerikan.

Ai ka shtuar se duhet të punohet shumë fuqishëm në luftë kundër korrupsionit nëpër qeveri.

“Kjo do të thotë se anëtarët e pushtetit, ata të zgjedhur si dhe ata të emëruar detyrimisht duhet të jetojnë në mënyrë modeste, duhet të jetojnë nga rrogat e tyre, rrogat duhet të jenë të mjaftueshme që të jetohet prej tyre, por askush nuk duhet të pres se do të bëhet milioner. /RTK

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik