Ahmeti: Figura të larta të VV’së më sabotuan për të parin e Prishtinës

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka thënë se në ish-partinë e tij, Vetëvendosje, ka pasur figura të larta të subjektit që e kanë sabotuar në fushatën për të parin e kryeqytetit. “Ta kesh parasysh për raundin e dytë se nuk mundesh edhe pa neve”, është mesazhi që Ahmeti thotë se ka marrë nga njerëz brenda […]
“Ta kesh parasysh për raundin e dytë se nuk mundesh edhe pa neve”, është mesazhi që Ahmeti thotë se ka marrë nga njerëz brenda Vetëvendosjes.
Ahmeti po ashtu ka komentuar deklaratën e Visar Ymerit dhe Dardan Molliqajt se lideri i VV-së, Albin Kurti është i rrezikshëm për Kosovën.
“Nuk pajtohem me atë konstatim, por po them se në të njëjtën kohë do të duhej që edhe Kurti të reflektojë goxha shumë për këtë që ka ndodhur”, ka thënë Ahmeti në Rubikon të KTV-së.
Ahmeti po ashtu ka thënë se sondazhet reale për PSD-në do të jenë në fund të vitit. Në një sondazh të fundit, kjo parti mori më pak se 3 për qind.











