Zbulohet sekreti i Argjentinës dhe Messit për Kupën e Botës

Zbulohet sekreti i Argjentinës dhe Messit për Kupën e Botës

  Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli e di mirë se nuk do të mund të fitojë dot Kupën e Botës nëse Lionel Messi nuk do të jetë në formën e tij absolutisht më të mirë, çka ishte mëse evidente sërish të martën, kur ai shënoi tregolëshin në ndeshjen ndaj Haiti. Në tentativë që të mbajë […]

 

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli e di mirë se nuk do të mund të fitojë dot Kupën e Botës nëse Lionel Messi nuk do të jetë në formën e tij absolutisht më të mirë, çka ishte mëse evidente sërish të martën, kur ai shënoi tregolëshin në ndeshjen ndaj Haiti.

Në tentativë që të mbajë maksimalisht të lumtur yllin e skuadrës, kulmi arriti këtë javë kur Argjentina u akomodua pikërisht në “shtëpinë” e Messit, për të përmbyllur përgatitjet përpara fillimit të Kupës së Botës.

Kontigjenti bardhekaltër ka zbarkuar në Barcelonë, për tu stërvitur pikërisht në kompleksin stërvitor “Joan Gamper”, vetëm pak metra larg “Nou Camp”, aty ku Messi ndihet në shtëpinë e tij. Ndër vite Argjentina ka tentuar gjithçka për të karikuar magjinë e Messit mbi të tjerëve, por kësaj here trajneri Sampaoli i është drejtuar planit B, planit Barcelona. Pas ditëve të fundit përgatitore në shtëpinë e tij, Barcelonë, Messi do të niset drejt Rusisë në atë që është shansi i tij i fundit për të fituar një trofe të Kupës së Botës.

Gjithashtu për të shuar të gjithë zërat që vazhdojnë të konsiderojnë Maradonën më të mirë, për shkak të faktit se “Pleshti” nuk ka fituar asnjë trofe madhor me përfaqësuesen. Argjentia mbërriti në Barcelonë të enjten dhe do të stërvitet në kryeqytetin katalanas deri të premten, 8 qershor kur do të udhëtojnë më pas drejt Izraelit, për miqësoren e fundit përpara përballjes me Islandën në “Spartak Stadium” të shtunën, më 16 qershor.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova