Shaqirin e pyesin për Vladimir Putinin para se të shkojë në Moskë

Shaqirin e pyesin për Vladimir Putinin para se të shkojë në Moskë

Anësori sulmues i kombëtares zvicerane të futbollit, Xherdan Shaqiri është një prej lojtarëve nga i cili tifozët presin më shumë në Botërorin e kësaj vere. Talenti me origjinë shqiptare foli për objektivat e helvetëve në turneun që nis këtë muaj. Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë kundër Brazilit, më 17 qershor. Shaqiri do […]

Anësori sulmues i kombëtares zvicerane të futbollit, Xherdan Shaqiri është një prej lojtarëve nga i cili tifozët presin më shumë në Botërorin e kësaj vere. Talenti me origjinë shqiptare foli për objektivat e helvetëve në turneun që nis këtë muaj. Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë kundër Brazilit, më 17 qershor. Shaqiri do të luajë kundër idhujve të tij, që dikur i shikonte në televizor.

Shaqiri kujton përballjen me “Seleçao”-n 5 vite më parë.

“Ishte ndeshje e veçantë. Dani Alves shënoi në portën e tij, kur unë isha pas mbrojtësit. Ishte një mbrëmje e bukur. Natyrisht është për të ardhur keq, që Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës, por është e qartë se Neymar do të jetë në fushë ndaj nesh”, tha Shaqiri.

“Fillimisht duhet të kalojmë grupin. Nuk është vetëm Brazili, por janë edhe Serbia e Kosta Rika. Qëllimi ynë është që të bëhemi më të mirë. Ne duhet të përmirësojmë paraqitjen krahasuar me vitin 2014, pra duhet të arrijmë në çerekfinale”, tha futbollisti i përfaqësueses helvete në vigjiljen e Botërorit të tretë në karrierë.

“Rusia është e pabesueshme. 11 zona kohore. Kam luajtur disa herë në Moskë, kam parë shumë pak nga qyteti, por trafiku ishte i tmerrshëm”, tha Shaqiri, duke dribluar ashtu siç di pyetjet rreth politikës dhe…Vladimir Putinit./Top Channel

 

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin