Policia e Shqipërisë parandalon konfliktin mes fqinjëve

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur një telefonatë se në fshatin “Karthnek”, Peqin, ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit […]
Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur një telefonatë se në fshatin “Karthnek”, Peqin, ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
“O.T, 58 vjeç, banues në fshatin “Karthnek” , Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, banues në fshatin “Karthnek” , Peqin , duke i shkaktuar plagë në qafë. I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.












