Nga 1 miliard në vetëm 9 milionë: Këto janë Kombëtaret më të shtrenjta në Rusia 2018

Nga 1 miliard në vetëm 9 milionë: Këto janë Kombëtaret më të shtrenjta në Rusia 2018

Më 14 qershor fillon Kampionati Botëror “Rusia 2018” i kontestuar sërish nga 32 ekipe kombëtare, shkruan Periskopi. Por natyrisht, jo të gjitha këto kombëtare kanë gjasa reale për të marrë trofeun. Disa prej tyre, e konsiderojnë si sukses të madh thjesht pjesëmarrjen. Disa të tjera, do të ndiheshin shumë të zhgënjyera edhe nëse do të […]

Më 14 qershor fillon Kampionati Botëror “Rusia 2018” i kontestuar sërish nga 32 ekipe kombëtare, shkruan Periskopi. Por natyrisht, jo të gjitha këto kombëtare kanë gjasa reale për të marrë trofeun. Disa prej tyre, e konsiderojnë si sukses të madh thjesht pjesëmarrjen. Disa të tjera, do të ndiheshin shumë të zhgënjyera edhe nëse do të eleminoheshin në finale.

Cilat janë kombëtaret më të shtrenjta, bazuar në magazinën Transfermarkt?

Spanja e para me 1,04 miliard, me lojtarë të jashtëzakonshëm në 23-shen e saj është njëkohshëm edhe pretendentja kryesore për t’u shpallur kampione. Menjëherë pas saj janë Franca dhe Gjermania me 1,03 respektivisht 1,02 miliard vlerë.

Goxha më poshtë është Brazili me 950 milionë, ndërsa edhe më poshtë janë Anglia, Belgjika dhe Argjentina e Lionel Messit.

Shihni më poshtë top 10-shen:

1.Spanja – 1,04 miliardë Euro;

2.Franca – 1,03 miliardë Euro;

3.Gjermania – 1,02 miliardë Euro;

4.Brazili – 950 milionë Euro;

5.Anglia – 874 milionë Euro;

6.Belgjika – 803 milionë Euro;

7.Argjentina – 698 milionë Euro

8.Portugalia – 466 milionë Euro;

9.Uruguaji – 387 milionë Euro;

10.Kroacia – 343 milionë Euro.

Këto janë edhe dhjetë ekipet kryesore që pretendojnë titullin e Kampionit të Botës. Cilësia e lojtarëve determinon gjithçka.

Por, cilat janë kombëtaret me çmimin më të ulët të lojtarëve të tyre:

Panamaja, e cila e la jashtë ShBA-në, vlen vetëm 9,43 milionë. Kombëtarja e Kosovës vlen gati trefish më shumë, ndërkohë që e Shqipërisë deri në pesëfish. Pas Panamasë, është Arabia Saudite që vlen vetëm 23,03 milionë. Pas Arabisë, është Peru-ja me 37 milionë. Janë gjithsejt 10 ekipe të cilat nuk e mbërrijë shifrën 100 milionë. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova