Muhaxheri i bie pishman për akuzat ndaj Haradinajt, mësohet çfarë thotë në padi

Muhaxheri i bie pishman për akuzat ndaj Haradinajt, mësohet çfarë thotë në padi

Në përballjen gjyqësore në mes të Ramush Haradinajt dhe Gazmend Muhaxherit, e cila përfundoi si mungesë e të dyve, avokati i kryeministrit Arianit Koci ka sqaruar pas seancës se çfarë ka thënë në padi kryetari i Pejës për akuzat. “I padituri, z. Muhaxheri, në përgjigje në padi pohon se, po e parafrazoj, “është keqkuptuar dhe […]

“I padituri, z. Muhaxheri, në përgjigje në padi pohon se, po e parafrazoj, “është keqkuptuar dhe keqinterpretuar. Kjo natyrisht është një tentativë e pasuksesshme për t’u shfajësuar. A po i bjen, sipas z. Muhaxheri, se një gazetë prestigjioze si Der Standard, paska shpifur dhe fyer”, ka pyetur Koci.

“Der Standard po merret me punë të tilla? Pse pra z. Muhaxheri nuk i ka dërguar një demant apo përgënjeshtrim kësaj gazete të njohur”, ka shtuar Koci.

Sipas tij, “Haradinaj këtë çështje ia ka lënë drejtësisë dhe çdoherë që bëhen shpifje të tilla, nuk do të hezitojë të parashtrojë padi”, shkruan Express.

Ramush Haradinaj në prill të vitit 2015 kishte paditur në Gjykatën Themelore të Pejës, Gazmend Muhaxherin, për veprën penale, “shpifje dhe të pavërteta”.

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas disa deklaratave të dhëna në mediet ndërkombëtare, ku kishte akuzuar Haradinajn se “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe të lojërave të fatit” në Pejë.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i Komunës së Pejës.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik