Ministrja Reshitaj: Njeriu e kupton sa i pafuqishëm është, kur ndeshet me ligjet e natyrës

Ministrja Reshitaj: Njeriu e kupton sa i pafuqishëm është, kur ndeshet me ligjet e natyrës

Me temën “Ndryshimet klimatike” ka filluar dita e fundit e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë. Një dokumentar i shkurtër me pamje nga e gjithë bota për të shfaqur ndryshimet globale e ka nisur këtë ngjarje. Me këtë rast Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka thënë se njeriu e kupton sa […]

Me temën “Ndryshimet klimatike” ka filluar dita e fundit e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë. Një dokumentar i shkurtër me pamje nga e gjithë bota për të shfaqur ndryshimet globale e ka nisur këtë ngjarje.

Me këtë rast Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka thënë se njeriu e kupton sa i pafuqishëm është, kur ndeshet me ligjet e natyrës, duke shtuar se shpreson që kjo javë të bëhet traditë në Kosovë.

Reshitaj po ashtu ka shprehur shqetësim lidhur me mungesën e fondeve të kësaj fushe për Kosovën.

 

“Mos aksesi i vendit tonë në fonde për mbrojte të mjedisit, gjegjësisht për ndryshime klimatike, që janë fonde jashtëzakonisht të mëdha është një e padrejtë që po i bëhet Republikës së Kosovës dhe gjithmonë po e them, dhe po ngris zërin edhe në konferenca ndërkombëtare që kjo është një e padrejtë, sepse nuk duhet të kenë shumë impakt politikat ditore apo javore të shteteve të ndryshme, kur është në pyetje mjedisi, kur janë në pyetje ndryshimet klimatike, sepse impakti i pasojave bartet edhe në vende tjera, sepse ndryshimet klimatike, problematikat e mjedisit nuk njohin kufij fizik, prandaj edhe politikat e shteteve të ndryshme nuk duhet të njohin këta kufij fizik kur është në pyetje mbrojtja e mjedisit”, u shpreh Ministrja Reshitaj.

Për të shfaqur mbështetjen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e pranishme në këtë ngjarje ishte Annette Fath Lihic, Shefe e Kabinetit të Përfaqësueses së Posaçme.

Ajo ka thënë se ndryshimet klimatike nuk njohin kufij administrativ.

 

“T’ju përkujtoj se asnjë komb, pa marrë parasysh është i madh apo i vogël, i zhvilluar apo i pazhvilluar, i varfër apo i pasur, nuk mund t’u shmanget pasojave të ndryshimeve klimatike, hapat e rëndësishëm janë në rritje e sipër, janë niveli i lartë i detrave që po i shkatërron shtëpitë afër bregdeteve, megjithatë edhe përmbysjet dhe stuhitë po i shtyjnë të emigrojnë individë nga zona të ndryshme, si refugjatë të ndryshimeve klimatike, dhe gjithashtu kemi edhe problemet me thatësira të mëdha,  që po krijojnë probleme njerëzore dhe konflikte”, u shpreh ajo.

Ajo ka shfaqur besim se situata mund të kthehet në favor të njeriut.

Gjatë kësaj jave për çdo ditë ka pasur konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin, duke përfunduar sot në ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në këtë fushë.

Kjo ngjarje ka trajtuar sfidat kryesore të mjedisit në vend siç janë energjia, mbeturinat e ngurta, uji, si dhe ndryshimet klimatike.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja