Ministri i Financave thotë se rregullorja e UNMIK-ut për meditje duhet ndryshuar

Ministri i Financave thotë se rregullorja e UNMIK-ut për meditje duhet ndryshuar

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka folur për çështjen e pagave dhe mëditjeve në institucionet që mbikëqyr kjo Ministri. Në lidhje me çështjen e rregullores së UNMIK-ut për mëditje, Hamza tha se ajo duhet të ndryshojë. “Shumica nuk shkojnë jashtë Kosovës, kanë nisur që tryezat e punët tjera t’i bëjnë në Kosovë. Rregullorja e UNMIK-ut […]

“Shumica nuk shkojnë jashtë Kosovës, kanë nisur që tryezat e punët tjera t’i bëjnë në Kosovë. Rregullorja e UNMIK-ut duhet të ndryshojë. Nuk duhet të jetë mëditja e njëjtë si në rajon si në SHBA. Ata që udhëtojnë në Tokio duhet të kenë mëditje më të mëdha. Rregullorja duhet të ndryshojë, duhet vendosur praktika tjera. Mëditjet s’duhet të jenë siç i ka, për shembull Banka Botërore, apo ndonjë institucion tjetër, por të jenë në linjë me to. Nuk është korrekte që mëditjet të jenë më të larta në vendet e rajonit, e më të ulëta në Bruksel e vende tjera të shtrenjta”, theksoi ai.

Megjithatë, punët jashtë vendit janë reduktuar jashtëzakonisht shumë, thotë Ministri.

Duke folur për pr/ligjin për mësimdhënësit e 90-tave, Hamza tha se ka presione të ndryshme sociale.

“Ne s’po themi që qytetarët s’kanë nevojë t’u përmirësohen pagat e pensioneve, e as që t’mos u njihen kontributet. Arsimtarëve u është njohur stazhi i viteve të ’90-ta. Janë e vetmja kategori nga të gjitha kategoritë që kanë përfituar nga kjo. Çkado që ne mundohemi të bëjmë sot për arsimtarët e atëhershëm, është e pamjaftueshme. Por është e rrezikshme pasi edhe kategori tjera mund të vijnë me kërkesa të njëjta. Kapacitetet buxhetore nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha këto raste. Mund të themi se të gjithë njerëzit që kanë jetuar në Kosovë në vitet e ’90-ta kanë kontribut dhe a të sjellim tash një vendim që t’u japim një pension të gjithë atyre? Kjo s’duhet të ndodhë sepse nuk e durojnë kapacitetet ekonomike e financiare një gjë të tillë. Prandaj, duhet të jemi racionalë prej veprimeve që e ngarkojnë buxhetin e Kosovës. Duhet t’i trajtojmë kategoritë me kujdes, në pajtim me kushtet financiare”, deklaroi ministri Hamza.

Në lidhje me raportin e GAP-it për pr/ligjin e mësimdhënësve të viteve të ’90-ta, Hamza tha se studimi i tyre është në pajtim me Ministrinë e Financave.

Borxhi publik i Kosovës është në nivele të pranueshme dhe nuk ka rrezik, tha ministri i Financave.

“Kosova është në borxh publik 18 për qind të bruto produktit vendor, mirëpo kjo nuk guxon që të na sjellë në situata komode që të huazojmë pa kurrfarë kriteri. Duhet të huazojmë vetëm për projekte që kanë kthim dhe borxhin duhet ta mbajmë brenda kufijve të lejueshëm”, tha ministri Hamza, duke përmendur projektet që janë nënshkruar, siç është rruga Prishtinë-Pejë për të cilin projekt tha se janë ndarë paratë për përfundim të projektit 100 për qind.

Projekt tjetër që ka financim 100 % është rruga Prishtinë-Mitrovicë, tha Hamza, duke theksuar se meqë financimi për të është, nuk duhet të pritet më tutje përfundimi i tij.

Sipas ministrit të Financave, pensionet e veteranëve janë barrë për buxhetin e Kosovës pasi që ka shtrirje të gjatë dhe nuk është proces që përfundon për 2-3 vjet.

“Duhet të korrektohet numri i veteranëve dhe të vijmë deri tek një numër që vërtetë kanë qenë aktivë”, deklaroi Hamza./KTV/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik