Marku premton spektakël: Rivalin serb do ta mposht që në raundin e parë

Marku premton spektakël: Rivalin serb do ta mposht që në raundin e parë

Më 8 qershor, kampioni I kick-box dhe boksit, Florian Marku, do të ndeshet në Tiranë, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në një ndeshje krejt të veçantë. Sfida do të jetë kundër një kundërshtari me kombësi serbe, Sladan Dragisiç. Ky i fundit ka deklaruar që do të vijë për të befasuar kryeqytetin. Por, mëngjesin e […]

Sfida do të jetë kundër një kundërshtari me kombësi serbe, Sladan Dragisiç. Ky i fundit ka deklaruar që do të vijë për të befasuar kryeqytetin.

Por, mëngjesin e së martës në “Wake Up”, Floriani premtoi fitore, madje pse jo që në raundin e parë.

“Dëshira ime është për t’i dhuruar spektakël publikut. Shpresoj, meqë edhe serbi ka dhënë një intervistë ku ka premtuar se do të luftojë si burrat, që të bëjmë një ndeshje të bukur dhe unë nga ana ime shpresoj të luftoj vetëm në këmbë.

Pastaj, kush është më i forti do të shohim. Por, nëse ai e bën këtë gabim dhe ndeshet në këmbë me mua, u them shqiptarëve se ndeshja do të përfundojë shumë shpejt. Ka për ta parë veten pa ndjenja”, – është shprehur ndër të tjera Marku.

Edhe pse ndoshta spektakli mund të mos zgjasë, Floriani solli shembullin e Mike Tyson, për ndeshjet e të cilit publiku paguante shumë, por që ai i përfundonte që në raundin e parë.

Një pyetje interesante, për të cilën moderatorët e “Wake Up” kërkuan përgjigje, ishte ajo se, përse kampioni i botës në kick-box nuk e merr asnjëherë në ndeshje mamin dhe motrën…

“Më stresojnë, unë duhet të jem i qetë në ring. Diçka e tillë më ka ndodhur gjatë një dueli në Greqi. Mes 4.000-5.000 vetëve dëgjova vetëm një zë që thërriste emrin tim.

E kuptova që ishte motra ime dhe më shpërqendroi. Nuk e dija që do të ishte aty e prej atëherë i kam lajmëruar të mos vijnë më të më ndjekin”, – deklaroi Florian Marku.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova