Kush është Mariano Rajoy, kryeministri i shkarkuar spanjoll?

Kush është Mariano Rajoy, kryeministri i shkarkuar spanjoll?

Mariano Rajoy u shkarkua sot nga pozita e kryeministrit të Spanjës, me një mocion mosbesimi të inicuar nga Partia Socialiste, shkruan Periskopi. Rajoy shërbeu si kryeministër i Spanjës që nga viti 2011, ndërsa më parë kishte shërbyer edhe si ministër dhe lider i opozitës. Mandati i parë si kryeministër ishte përshkuar me krizën e rëndë […]

Mariano Rajoy u shkarkua sot nga pozita e kryeministrit të Spanjës, me një mocion mosbesimi të inicuar nga Partia Socialiste, shkruan Periskopi.

Rajoy shërbeu si kryeministër i Spanjës që nga viti 2011, ndërsa më parë kishte shërbyer edhe si ministër dhe lider i opozitës. Mandati i parë si kryeministër ishte përshkuar me krizën e rëndë ekonomike që e kishte kapluar Spanjën, dhe me papunësinë që arriti deri në 27%.

Por, Rajoy bëri një punë të mirë pas zgjedhjeve të vitit 2015, me papunësinë që u ul ndjeshëm dhe me ekonominë që pati dhe ka një rritje të madhe.

Rajoy është rritur në krahinën e quajtur Galicia në veri të Spanjës. Ai ka studiuar juridikun në Universitetin e Santiago de Compostelas, në të cilin diplomoi në vitin 1878. Karrierës së tij në politikë ai i kishte hyrë në moshën 26 vjeçare, ndërkohë që tash ai ka 63.

Ai ka qenë ministër i administratës publike, i arsimit dhe kulturës, ministër i brendshëm, dhe më 2003, ai e mori lidershipin e partisë. Rajoy si lider i partisë dështoi që të fitonte zgjedhjet, dhe mbeti për kohë të gjatë si lider opozite.

Rajoy është një konservator spanjoll, që i takon fesë katolike romane, dhe ka shprehur bindje kundërshtuese ndaj të drejtës së abortit dhe martesave të seksit të njëjtë.

Rajoy ka shprehur bindje se duhet lejuar emigrantët në Spanjë, dhe se do t’i ofrohej azil atyre. Ai madje e kishte kritikuar qeverinë hungareze e cila i kishte dëbuar emigrantët nga vendi i saj.

Rajoy ishte mbështetës i fortë i luftës me dema, duke thënë se ishte një traditë që kishte rrënjë të thella në historinë spanjolle. /Periskopi

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj