Këto kanë qenë 10 fitoret më të thella në Botëror

Këto kanë qenë 10 fitoret më të thella në Botëror

Na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i Botërorit dhe, përveç përgatitjeve, medie të ndryshme kujtojnë edhe historikun e Kupës së Botës. “Goal” hedh një vështrim në fitoret më të thella në historinë e turneut madhor global, që luhet një herë në katër vite dhe ka mbërritur në “stacionin” e tij të 21-të. Portugali-Korea e […]

Na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i Botërorit dhe, përveç përgatitjeve, medie të ndryshme kujtojnë edhe historikun e Kupës së Botës.

“Goal” hedh një vështrim në fitoret më të thella në historinë e turneut madhor global, që luhet një herë në katër vite dhe ka mbërritur në “stacionin” e tij të 21-të.

Portugali-Korea e Veriut 7-0 (viti 2010)

Përplasja e Kupës së Botës 2010 midis Portugalisë dhe Koresë së Veriut u shënjua nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në 16 muaj, që ishte edhe i vetmi në këtë turne. Raul Meireles, Simao, Hugo Almeida, Liedson dhe Tiago (2) e plotësuan rezultatin e thellë.

Poloni-Haiti  7-0 (viti 1974)

Polonia mori tri fitore nga tri ndeshjet e fazës në grupe të Kupës së Botës 1974, në rrugën e saj për të përfunduar në vendin e tretë, ku triumfi 7-0 ndaj Haitit ishte më imponuesi.

Një “hat-trick” nga Andrzej Szarmach iu shtuan golat e realizuar prej Grzegorz Lato (2), Jerzy Gorgon dhe Kazimierz Deyna.

Turqi-Republika e Koresë  7-0 (viti 1954)

Kupa e Botës 1954 u vërtetua si një burim i shkëlqyer i golave, me fitoren tenistike 7-0 të Turqisë ndaj Koresë së Jugut. Ky triumf i dha fund rekordit ekzistues të një fitoreje në Botëror me diferencë prej gjashtë golash plus.

Në fakt, vetëm në grupin e dytë, 32 gola u shënuan në katër ndeshje mes Turqisë, Koresë, Gjermanisë Perëndimore dhe Hungarisë së madhe të kohës.

Uruguaji-Skoci  7-0 (viti 1954)

Kupa e Botës 1954 e pa Skocinë të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë, edhe pse vetëm 13 nga lojtarët e saj udhëtuan në turneun e Zvicrës.

Pasi u mund 1-0 nga Austria në ndeshjen e parë, Skocia u godit nga një “hat-trick” i Carlos Borges, ndërsa Oscar Miguez dhe Julio Abbadie, secili, shënuan nga dy herë.

Gjermani-Arabia Saudite  8-0 (viti 2002)

Kupa e Botës e vitit 2002 u hap me një shkërmoqje të ashpër 8-0 të Arabisë Saudite përballë Gjermanisë së trajnerit Rudi Voeller.

Fitorja u frymëzua nga një “hat-trick” i Miroslav Klose, ndërsa Michael Ballack, Carsten Janker, Thomas Linke, Oliver Bierhoff dhe Bernd Schneider, gjithashtu, e shënuan emrin në listën e këtij rezultati tenistik.

Uruguaj-Bolivia  8-0 (viti 1950)

Uruguaj luajti vetëm një ndeshje në grup gjatë finaleve të Botërorit 1950, pasi ekipi kombëtar francez u tërhoq nga turneu.

Oscar Míguez shënoi tre gola, pasi Uruguaji përparoi në raundin e radhës, përpara se të mundte Brazilin në finalen përfundimtare, për të kërkuar trofeun. Miguez e përfundoi garën si golashënuesi i dytë më i mirë, pas Ademir.

Suedi-Kubë 8-0 (viti 1938)

Kupa e Botës e vitit 1938 pa Suedinë që të përballej me Kubën në fazën çerekfinale, një ndeshje e cila përfundoi me poshtërimin e kësaj të fundit. Harry Andersson dhe Gustav Ëetterstrom, secili prej tyre shënoi nga një “hat-trick”, ndërsa Tore Keller dhe Arne Nyberg, gjithashtu, ishin pjesë e golashënuesve.

Hungari-El Salvador  10-1 (viti 1982) Kualifikimi i El Salvador për Kupën e Botës 1982 ishte një mrekulli në vetvete, me luftën civile, që po e shkatërronte këtë vend në atë kohë.

Zëvendësuesi i Laszlo Kiss te Hungaria shënoi një “hat-trick” pas shtatë minutash, për t’u bërë i vetmi lojtar, që nuk ka luajtur kurrë në një finale dhe, gjithashtu, që realizon tre gola kaq të shpejtë.

Si Hungaria, ashtu edhe El Salvador, dolën jashtë konkurrencës pas ndeshjeve në grup, ndërsa Belgjika dhe Argjentina përparuan.

Jugosllavi-Zaire  9-0 (viti 1974)

Zaire ishte i vetmi ekip afrikan në Kupën e Botës 1974 dhe konkurroi në fazën finale, në mes të një sfide të polemikave dhe diktaturës në shtëpi.

Shpresat e tyre të lavdisë u shkatërruan shpejt, megjithatë. Së pari humbën ndaj Skocisë dhe pastaj ranë keqaz, me disfatën 9-0 në duart e Jugosllavisë, në fazën e grupit.

1.Hungari-Republika e Koresë  9-0 (viti 1954)

Ekipi i artë i Hungarisë kryesonte grupin e dytë në Kupën e Botës 1954, falë pjesërisht fitores 9-0 ndaj Koresë së Jugut, në turneun e saj të dytë në Zyrih.

Ferenc Puskas shënoi dy herë në takimin mes të dyjave, pasi Hungaria përfundimisht hyri në finale kundër Gjermanisë Perëndimore, duke rënë me një humbje të papritur 3-2./konica/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova