Juventusi bën pazar me Lazion për mesfushorin serb, ia ofron Tares këtë lojtar

Juventus e dëshiron në skuadër Sergej Milinkovic-Savic Kampioni i Serie A po e kërkon me ngulm transferimin e Milnikovic-Savic, shkruan Periskopi. Lazio nuk pranon ofertë nën 100 milionë euro, derisa Juve planifikon që në marrëveshje ta fusë edhe anësorin kroat, Marko Pjaca. Pjaca së fundi ishte në huazim te Schalke ku shënoi dy gola në […]
Kampioni i Serie A po e kërkon me ngulm transferimin e Milnikovic-Savic, shkruan Periskopi.
Lazio nuk pranon ofertë nën 100 milionë euro, derisa Juve planifikon që në marrëveshje ta fusë edhe anësorin kroat, Marko Pjaca.

Pjaca së fundi ishte në huazim te Schalke ku shënoi dy gola në shtatë paraqitje në Bundesliga.
23-vjeçari erdhi te ‘Zonja e Vjetër’ në vitin 2016 për 23 milionë euro, por nuk arriti që të bënte ndonjë impakt te skuadra e Allegrit. /Periskopi/












