Ja si e kallën shqiptarët në sallë pas fitores së Haxhi Krasniqit (Foto/Video)

  Nuk është pak të shpallesh kampion Europe, mirëpo aq më e ëmbël është fitorja kur bëhet ndaj një boksieri rus, madje një boksier me karrierë të gjatë e të suksesshme. Titulli EBU në kategorinë super të mesme mbrëmë i takoi Haxhi Krasniqit – Robinit, e ai këtë e meritoi në çdo aspekt. Këtë e […]

Nuk është pak të shpallesh kampion Europe, mirëpo aq më e ëmbël është fitorja kur bëhet ndaj një boksieri rus, madje një boksier me karrierë të gjatë e të suksesshme.

Titulli EBU në kategorinë super të mesme mbrëmë i takoi Haxhi Krasniqit – Robinit, e ai këtë e meritoi në çdo aspekt.

Këtë e kishte të ditur edhe boksieri rus që gjatë shpalljes së fituesit, largoi dorën e tij nga referi i natës, duke zgjedhur që të duartrokiste boksierin kosovar para kohës, shkruan rtv21.tv.

Pas ngritjes së dorës lartë nga Krasniqi, lartë u ngritën edhe shqiptarët që ishin në sallë, që gjatë kësaj nate ishin të zëshëm në përkrahje të tij, duke filluar festën me tupana, duke kërcyer e valëvitur flamuj.

Meçi për titull Europe u zhvillua në Munich të Gjermanisë.

Pas 12 rundeve të gjata, triumfues doli Krasniqi, i cili mundi Stanislav Kashtanovin, një nga boksierët më të suksesshëm të kësaj kategorie.

Fillimin e meçit më mirë e nisi Krasniqi, duke plasuar më shumë goditje të suksesshme në drejtim të kundershtarit, e nga 12 runda vetëm 2 ose 3 i takuan rusit, duke bërë kështu që juria me vendim unanim të shpallë fitues Krasniqin.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova