Ish-kryeministri italian viziton Kosovën

Ish-kryeministri italian viziton Kosovën

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ish kryeministri italian i kohës së luftës së Kosovës, Massimo D’Alema do të vizitojë nesër Kosovën. Në kuadër të kësaj vizite, D’Alema do të ketë takim me ministrin Pacolli, do të vizitojë familjen Rugova, do të jetë mysafirë për iftar në familjen Pacolli si dhe […]

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ish kryeministri italian i kohës së luftës së Kosovës, Massimo D’Alema do të vizitojë nesër Kosovën.

Në kuadër të kësaj vizite, D’Alema do të ketë takim me ministrin Pacolli, do të vizitojë familjen Rugova, do të jetë mysafirë për iftar në familjen Pacolli si dhe do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit.

Politikani dhe diplomati i shquar italian D’Alema njihet si njëri nga burrështetasit me karrierën më të gjatë në skenën politike italiane dhe ka qenë drejtues i njërës nga partitë kryesore të këtij vendi mik të Kosovës, ministër i jashtëm i saj dhe afro 30 vjet deputet në Parlament.

Sot, ai është këshilltar i disa Qeverive të fuqishme ndërkombëtare.  D’Alema njihet edhe për rreshtimin e vendit të tij – Italisë, anëtar i NATO-s, në favor të ndërhyrjes së armatosur në mbrojtje të Kosovës, duke vënë në dispozicion bazat ajrore të Italisë.

Italia është njëri nga vendet me kontingjentin ushtarak më të madh në Kosovë që nga hyrja e forcave ndërkombëtare në vend në vitin 1999, dhe trupat e KFOR-it drejtohen rregullisht nga gjeneralë italianë.

Trupat italiane gëzojnë reputacion të madh tek popullsia civile vendore dhe institucionet e Kosovës.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja