Gjermania shpallë listën: Me këta emra do t’ia mësyejë Botërorit

Gjermania shpallë listën: Me këta emra do t’ia mësyejë Botërorit

Pas barazimit 1-1 me Spanjën dhe humbjeve 1-0 me Brazilin e 2-1 me Austrinë në miqësoret përgatitore, trajneri Joachim Loë ka zyrtarizuar edhe listën përfundimtare me 23 futbollistë që do të marrë me vete për Botërorin e Rusisë. Në listë nuk mungon emri i Manuel Neuer, i cili ishte në dyshim deri para pak ditësh, […]

Pas barazimit 1-1 me Spanjën dhe humbjeve 1-0 me Brazilin e 2-1 me Austrinë në miqësoret përgatitore, trajneri Joachim Loë ka zyrtarizuar edhe listën përfundimtare me 23 futbollistë që do të marrë me vete për Botërorin e Rusisë. Në listë nuk mungon emri i Manuel Neuer, i cili ishte në dyshim deri para pak ditësh, por që duket se dha sinjalet e mjaftueshme për të qenë i grumbulluar me kombëtaren e “panzerave” në Kupën e Botës që do të nisë pak ditë më vonë në Rusi.

Veç Neuerit, për portën do të jenë në dispozicion edhe Kevin Trapp dhe Marc-Andre ter Stegen. Në mbrojtje janë thirrur 8 futbollistë, duke nisur nga Hector, Hummels, Sule, Rudiger, Boateng, Kimmich, Ginter dhe në fund Plattenhardt.

Nga lista paraprake janë përjashtuar portieri Bernd Leno, mbrojtësi Jonathan Tah, mesfushori me tipare sulmuese Leroy Sane dhe sulmuesi Nils Petersen.

“Sigurisht që ka ditë shumë më të bukura në jetën e një trajneri kombëtareje, por nëse të duhet të marrësh një vendim të dhimbshëm për të lënë në shtëpi 4 lojtarë, këtë gjë mund ta bësh vetëm përpara një Botërori (apo Europiani). Jam i bindur për cilësitë e atyre të katërve, kam folur me ta veçanërisht e më pas me grupin e plotë, e padyshim që zhgënjimi mes tyre është shumë i madh. Por, në këtë pikë nuk ka vend për vendime të lehta”, tha Loë.

Mungesa më e madhe mund të konsiderohet Leroy Sane, një futbollist që ka lënë gjurmë me Manchester Cityn në fitimin e Premier League.

Por, mesfusha e sulmi i gjermanëve ka gjithsesi emra me shumë peshë, duke nisur nga Khedira, Draxler, Kroos, Ëerner, Ozil, Reus, Muller, Goretzka, Rudy, Brandt, Gungogan dhe Gomez.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova