Formacioni me plotë yje që nuk u ftuan në Kupën e Botës (Foto)

Kampionati Botëror do të fillojë më 14 qershor në Rusi me Kombëtaret pjesëmarrëse që tashmë kanë dërguar listat përfundimtare të lojtarëve në FIFA Shumë futbollistë të njohur do të mungojnë në Kupën e Botës, derisa ishte Joachim Loë ai që befasoi të gjithë duke lënë Leroy Sane jashtë Kombëtares së Gjermanisë, shkruan Periskopi. Anglia e […]
Shumë futbollistë të njohur do të mungojnë në Kupën e Botës, derisa ishte Joachim Loë ai që befasoi të gjithë duke lënë Leroy Sane jashtë Kombëtares së Gjermanisë, shkruan Periskopi.
Anglia e la jashtë portierin Joe Hart, i cili që nga largimi prej Manchester Cityt karriera e tij ka shkuar drejt rënies. Chris Smalling shihej si favorit për të luajtur në qendër të mbrojtjtes me ‘Tre Luanët’, por Southgate e la jashtë atë.
Julien Lopetegiu, trajneri i Spanjës la jashtë emra të mëdhenj si Hector Bellerin, Marcos Alonso dhe Cesc Fabregas, Alvaro Morata tre të parët kanë luajtur pjesën më të madhe të sezoni me skuadrat e tyre, Arsenal respektivisht Chelsea, ndërsa Morata një kohë kishte probleme me lëndime dhe nuk e tregoi vetën në Premier League.
Radja Nanggolan është befasia e radhës, ylli i Romës nuk u ftua nga Belgjika me futbollistin që edhe në të kaluarën ka pasur probleme me Kombëtaren belge.
Didier Deschamps te Franca nuk e ftoi Anthony Martial dhe të zakonshmin Karim Benzeman, ndërsa te Brazili nuk ka vend për David Luiz, i cili nuk ka luajtur me Chelsean që një kohë të gjatë shkaku i problemeve me Conten.
Leroy Sane pati një edicion të mrekullueshëm me Manchester Cityin ku u shpall kampion i Premier League dhe kishte dhuruar 15 asiste gjatë edicionit të fundit, por Joachim Low preferoi Julian Brandt para tij. /Periskopi/













