Flet transferi i parë i Milanit

Flet transferi i parë i Milanit

  Vetëm fotoja klasike mungon, së bashku me Fassone dhe Mirabelli, për ta parë Pepe Reinën me fanellën e Milanit për sezonin e ardhshëm. I bllokuar prej disa muajsh, me parametër zero, portieri i tanishëm i Napolit është projektuar me krenari për aventurën e tij të ardhshme. “Milani është një nga klubet më të rëndësishme […]

 

Vetëm fotoja klasike mungon, së bashku me Fassone dhe Mirabelli, për ta parë Pepe Reinën me fanellën e Milanit për sezonin e ardhshëm.

I bllokuar prej disa muajsh, me parametër zero, portieri i tanishëm i Napolit është projektuar me krenari për aventurën e tij të ardhshme.

“Milani është një nga klubet më të rëndësishme në botë, kush luan aty e ka për detyrë ta sjellë atë përsëri në Ligën e Kampionëve, – shpjegon Reina, i intervistuar nga “AS” – Titullar, apo rezervë e Donnarumma? Nuk bëj më asnjë diskutim të këtij lloji. Unë jam i lumtur për t’i dhënë fund karrierës time et Milani. Vendin e titullarit do të duhet ta fitoj ditë pas dite, në çdo stërvitje”.

Nëse Milani është e ardhmja, Reina është ende kaq blu, teksa kujton momente të paharrueshme dhe sidomos figurën e Maurizio Sarri: “Duke punuar me të ishte fat. Napoli është në këtë nivel në sajë të punës së Sarrit. Në këto tri vite, Napoli ka luajtur një futboll të bukur. Ne si njerëz duhet të preferojmë t’i themi gjërat në fytyrë. E jona ishte një marrëdhënie mes babait dhe të birit. Unë e dua trajnerin Sarri, do t’i jem përgjithmonë mirënjohës”.

Nga këtu në sponsorizimin e rëndë është një hap i shkurtër: “Sarri te Reali? Unë do ta rekomandoja atë për çdo ekip në botë, për idetë e tij të futbollit dhe për punën e përpiktë”. Nuk ka helm për presidentin De Laurentiis, por një fjali, që mjafton për të kuptuar shumë gjëra në lidhje me një marrëdhënie të përkeqësuar me kalimin e kohës: “Ka një mënyrë për të menaxhuar klubin, që unë e respektoj, por ka gjëra me të cilat nuk pajtohemi. Kemi dy personalitete të forta dhe ide të ndryshme”.

Sa për titullin e munguar, Reina thekson një aspekt të Juventusit kanibal: “Napoli ka mbyllur një kampionat të madh, me 91 pikë, por Juventus ka bërë më shumë. Në nivel të korporatës, forca e Juventusit nuk është e krahasueshme me atë të ekipeve të tjera. Për aq kohë sa Juve do të investojë ashtu siç ka bërë deri më tani, do të jetë e vështirë për t’u mundur në Itali”.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova