Familja Xhaka demanton keq Tahir Batatinën, nuk e kanë ndërmend të jenë aksionarë të Llapit

Familja Xhaka demanton në mënyrë sensacionale drejtorin sportiv të Llapit, Tahir Batatinën. Ky i fundit dje konfirmoi se babai i vëllezërve Xhaka, Ragipi dhe ai i vëllezërve Ajeti, Afrimi, do të jenë aksionarë në klubin llapjan. Megjithatë, demantimi i papritur i këtij lajmi ka ardhur sot. Familja Xhaka ka dërguar një letër të hapur në […]

Ky i fundit dje konfirmoi se babai i vëllezërve Xhaka, Ragipi dhe ai i vëllezërve Ajeti, Afrimi, do të jenë aksionarë në klubin llapjan.

Megjithatë, demantimi i papritur i këtij lajmi ka ardhur sot.

Familja Xhaka ka dërguar një letër të hapur në adresë të Gazetës Olle, për të sqaruar situatën e krijuar.

Ragip Xhaka

“Deshëm të ju informojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në deklaratat e Tahir Batatinës se familja Xhaka do të jetë aksionare në KF Llapin. Nuk e kuptojmë pse e sheh ai familjen Xhaka aksionare te Llapi vetëm me një takim rasti dhe miqësor në një dasëm në hotelin Emerald, ku ajo foto është publikuar kinse për të ardhmen e KF Llapit.

Të gjitha mediumet gjithmonë janë informuar me kohë nga familja jonë për lëvizjet që i kemi bërë për të ndihmuar futbollin e Kosovës, por jo të jemi pjesë e ndonjë klubi. Për këtë arsye ju kishim lutë të mos përdorin mbiemrin e familjes Xhaka për qëllime e interesa personale. Me respekt, Familja Xhaka”, thuhet në letrën e dërguar për Gazetën Olle.

Llapi pritet të dalë me një tjetër njoftim për shtyp për të sqaruar informacionet e djeshme, të cilat u demantuan nga familja Xhaka.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova