Edhe një goditje e Serbisë për sportin e Kosovës, kësaj radhe në boks

Edhe një goditje e Serbisë për sportin e Kosovës, kësaj radhe në boks

Federata e Boksit Profesionist të Kosovës nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së që do të mbahet nesër në Beograd. Kjo për shkak të kushteve që Serbia i ka vënë shtetit të Kosovës, përkatësisht kësaj Federate, e cila është anëtare me të drejta të plota. Federata serbe përmes një emaili i […]

Kjo për shkak të kushteve që Serbia i ka vënë shtetit të Kosovës, përkatësisht kësaj Federate, e cila është anëtare me të drejta të plota.

Federata serbe përmes një emaili i ka konfirmuar Federatës së Kosovës se, “do të lejohet të marrë pjesë në këtë Asamble vetëm si SAP Kosovo* (Provinca Autonome Socialiste e Kosovës)”, kusht ky që është i papranueshëm për Federatën e Boksit Profesionist të Kosovës.

Në agjendën e EBU-së pjesë e shteteve pjesëmarrëse në këtë Asamble, që do të mbahet më 2 qershor, figuron edhe Kosova.

Në arsyetimin e sekretarit gjeneral të Federatës serbe, Luka Popoviq drejtuar kryetarit të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhmedin Zeka thuhet se, “për shkak të ngjarjeve jo të mira në Kosovë jemi informuar se na lejohet të përdoret vetëm emri SAP Kosovo* me fusnotë. Emri vetëm Kosovë nuk është e mundur të përdoret. E dini se shteti i Serbisë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, prandaj nuk është në fuqinë time të marrë vendime”.

Ky kusht për Federatën e Kosovës është i papranueshëm, dhe për këtë ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e kësaj ngjarje.

Zeka ka deklaruar se ky veprim i shtetit fqinj do të ndikojë, nëse jo me suspendim së paku me humbje të autoritetit.

“Ende po e vendosin interesin politik para sportit. Besoj se kjo do t’iu kushtojë, nëse jo me suspendim sigurt me humbje të ndikimit dhe autoritetit”, ka thënë Zeka për Kohën.

Zeka gjithashtu ka informuar autoritetet evropiane të boksit për këto kushte të Serbisë.

“Fatkeqësisht nuk mund të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së për shkak se jemi të shqetësuar që nuk na lejohet nga nikoqirët (Federata e Serbisë) që të përfaqësohemi si Federata e Kosovës. Ne si Federatë e shtetit të Kosovës jemi të pranuar si anëtar të EBU-së, dhe mendoj se duhet të prezantohemi në çdo Asamble të Përgjithshme të saj si Kosovë pa marrë parasysh se ku ajo mbahet”, ka shkruar Zeka në letrën dërguar EBU-së.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin