Djaloshi futet në valixhe për të kaluar kontrabandë në shtetin tjetër

Një burrë është akuzuar për kontrabandë pasi një fëmijë vietnamez është gjetur brenda një valixhe në Portin e Doverit. Djali, i cili besohet të jetë 16 vjeçar, u dërgua në spital në një gjendje kritike për jetën pasi u zbuluan nga zyrtarët e Forcave Kufitare të Britanisë së Madhe mbrëmjes e së mërkurës. Andrei Iancu, […]
Djali, i cili besohet të jetë 16 vjeçar, u dërgua në spital në një gjendje kritike për jetën pasi u zbuluan nga zyrtarët e Forcave Kufitare të Britanisë së Madhe mbrëmjes e së mërkurës.
Andrei Iancu, 20 vjeçar, nga Buzau i Rumanisë u akuzua për përpjekje për të kontrabanduar një person në Mbretërinë e Bashkuar. Ai mbetet në paraburgim dhe do të paraqitet para gjyqtarëve të Medëay më vonë.
Valixhja u gjet në bagazhin e një veture Skoda Octavia ngjyrë argjendi e cila ishte ndalur në një zonë kontrolli për automjetet që mbërrinin në Britani të Madhe nga Franca.
Policia e Kentit thotë se gjendja e djalit që nga mbrëmë është përmirësuar.












